Kuvendi reflekton me vonesë, fton gazetarët nesër në takim

Kuvendi reflekton me vonesë, fton gazetarët nesër në takim

Foto nga protesta e gazetarëve

TIRANË- Pas kritikave në lidhje me vendimin për t'i lënë gazetarët jashtë Komisioneve dhe seancave plenare, duket se Kuvendi ka 'reflektuar', ndërsa i ka thirrur ata në një takim ditën e nesërme.

Me një njoftim për mediat, Kuvendi bën me dije se gazetarët do të priten nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj.

Takimi do të zhvillohet nesër, në orën 11:00, në sallën në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit.

"Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit", thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Gazetarët protestuan dje para sallës së seancave plenare, duke e konsideruar vendimin e Kuvendit si tentativë për të censuruar punën e tyre dhe jashtë çdo logjike.

Kuvendi  reagoi pas protestës duke thënë se gazetarëve u mundësohet transmetimi i mbledhjeve të të gjitha komisioneve, pa regji qendrore dhe se sistemi i ri audio-video është i rekomanduar dhe i ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri.

Por menjëherë as kësaj, delegacioni i BE-së në Shqipëri reagoi, duke shprehur keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti dhe duke theksuar se këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së ose këshillave të dhëna nën ndihmën e IPA-s, të nisura në këtë kontekst në vitin 2014.

Sipas disa ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, të miratuara në Byronë e këtij institucioni, gazetarët do t’i ndjekin aktivitet vetëm nëpërmjet rrjetit të transmetimit në një sallë të posaçme për gazetarët çka pengon kontaktin e afërt me deputetët. Edhe nëse gazetarët do të duan që të marrin një prononcim apo intervistë nga deputetët në mjediset e këtij intitucioni, ata nuk do të lejohen nëse nuk kanë marrë më parë leje. Organizimi i intervistave me deputetët zhvillohet në bazë të kërkesës së partaqitur te zyra në Kuvend. Në vendimin e Byrosë theksohet se do të lejohen vetëm gazetarët e RTSH-së dhe ATSH-së që të lëvizin të lirë në Kryesinë e Kuvendit dhe sallën e parlamentit me status të veçantë. 

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor