Pas kritikave të shumta, Scholz mbron vendimin për telefonatën e tij me Putinin

Pas kritikave të shumta, Scholz mbron vendimin për telefonatën e tij me Putinin

OLaf Scholz

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se zhvillimi i bisedës telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, më 15 nëntor nuk shfaqi asnjë tregues se presidenti rus ka ndryshuar mendim për luftën kundër Ukrainës.

Megjithatë, udhëheqësi gjerman mbrojti vendimin mjaft të kritikuar për të zhvilluar bisedë telefonike me liderin e Kremlinit.

Duke folur nga aeroporti i Berlinit më 17 nëntor, para se të nisej drejt Brazilit për të marrë pjesë në samitin e G20-së, Scholzi tha se ia ka vlejtur biseda me Putinin për të eliminuar çdo iluzion të Putinin se Perëndimi do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën. 

Perëndimi ka ndihmuar me armë dhe ndihmë tjetër Ukrainën, që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.

Scholz, duke iu referuar rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, tha se po ashtu nuk do të ishte mirë nëse Uashingtoni do të ishte në kontakt të rregullt me Putinin, pasi asnjë udhëheqës evropian mban kontakte të rregullta me udhëheqësin rus.

Biseda e 15 nëntorit, ishte biseda e parë mes Scholzit dhe Putinit pas gati dy vjetësh. 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar ashpër Scholzin për bisedën e zhvilluar me Putinin. Ai ka thënë se kjo bisedë mund ta ndihmojë Putinin që ta “lehtësojë izolimin e tij” dhe “izolimin e Rusisë”.

Zelensky ka deklaruar se shkëmbimet e tilla të zbrazëta janë “pikërisht ajo që Putini ka pritur për kohë të gjatë”, teksa lufta tashmë dyvjeçare e gjysmë po vazhdon./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scholz: 17/11/2024 17:06

    Nuk e beri nga qejfi tel ky por nga halli sepse ekonomia po shkon drejt rrenimit gjithashtu dhe qeveria i ra , dhe e gjithe kjo qe ndodhi sepse ju pre lenda e pare nga Rusia . Europa duhet te gjeje patjeter nje zgjidhje diplomatike per luften qe po zhvillohet , nese nuk behet nje gje e tille atehere te gjithe do te shkojne drejt humberes pa asnje kthim mbrapa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate

Berisha kërkon vota nga shqiptarët në Angli, vendin që e shpalli ‘Non Grata’: Keni rol në fitoren e opozitës, Ramën në Londër priteni me vezë dhe domate