Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që pengonin Ukrainën të përdorë armët e ofruara nga SHBA për të sulmuar thellë në territorin rus, raporton Reuters duke cituar tre burime të njohura me çështjen.
Ukraina planifikon të kryejë sulmet e saj të para me raketa me rreze të gjatë veprimi në ditët në vijim, thanë burimet, pa zbuluar detaje për shkak të shqetësimeve për sigurinë operative.
Sipas Reuters, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një sqarim në lidhje me lajmin.
Ky vendim i SHBA - më shumë se dy muaj përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar - vjen pas disa muajsh kërkesash nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy për të lejuar ushtrinë e Ukrainës të përdorë armët amerikane për të goditur objektivat ushtarake ruse larg nga kufiri i saj.
Pas lejes së amerikanëve, sulmet e para ka të ngjarë të kryhen duke përdorur raketa ATACMS, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 190 milje (306 km), sipas burimeve.
Nuk është e qartë nëse Trump do të ndryshojë vendimin e Biden kur të marrë detyrën. Trump ka kritikuar prej kohësh shkallën e ndihmës financiare dhe ushtarake të SHBA-së për Ukrainën dhe është zotuar se do t'i japë fund luftës shpejt, pa shpjeguar se si.
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Nëntor, 09:13
Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?
-
Të drejtë
58.8%
-
Të gabuar
35.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 3015
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Spot'/ Qeni robot, arma e re e Shërbimit Sekret amerikan që ruan Trump (VIDEO)
17 Nëntor, 16:55
-
Pas kritikave të shumta, Scholz mbron vendimin për telefonatën e tij me Putinin
17 Nëntor, 16:39
-
Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, Biden takohet me presidentin kinez Xi Jinping
17 Nëntor, 16:30
-
Presidenti i zgjedhur Trump emëron Chris Wright si Sekretar të Energjisë
17 Nëntor, 16:27
-
VIDEO/ Lufta në Ukrainë, brenda shkollave në stacionet e metros në Kharkiv
17 Nëntor, 13:07
-
Fitorja e Trump/ Salianji letër nga qelia: Triumfi i tij ishte i jashtëzakonshëm! Edhe në Shqipëri ka sulme dhe tentativa për të asgjësuar kundërshtarin
17 Nëntor, 12:23
-
Fushata e Kamala Harris/ U shpenzuan 1.5 miliardë dollarë në total! 24 mijë dollarë për ushqim të shpejtë dhe akullore! Mbi 12 mln dollarë për fluturime private
17 Nëntor, 09:38
-
Rubio, nga 'Marco i vogël' në sekretar i Shtetit të SHBA
17 Nëntor, 09:07
-
Dëbimi i emigrantëve të paligjshëm nga SHBA, 'The Sun': Trump po shikon skemën e Ruandës që u hartua nga qeveria e kaluar britanike
17 Nëntor, 08:35
-
Lidhjet e Koresë së Veriut me Rusinë, në qendër të takimit të fundit të presidentit Joe Biden me presidentin Xi Jiping
16 Nëntor, 20:49
-
Ylli Pata: Rikthimi dhe riciklimi! Dy fenomenet e kundërta që Berisha i ka provuar para Trump
16 Nëntor, 20:22
-
Senatorët demokratë kërkojnë hetim federal për komunikimin 2-vjeçar mes Musk dhe Putin
16 Nëntor, 20:00