Kryeministri britanik Rishi Sunak mbrojti fuqishëm veten e tij dhe qeverinë, duke i quajtur akuzat se ai shkurtoi fondet e arsimit si "plotësisht dhe krejtësisht të gabuara".
Britania ka urdhëruar që mbi 150 shkolla të qëndrojnë të mbyllura për shkak të shembjeve.
Ai tha se ata po përballen me një problem shumë të madh dhe se ka rreth 22 mijë shkolla në vend, ku më e rëndësishmja është që 95% e tyre të mos preken nga ky problem, raportojnë mediat e huaja.
“Informacioni i ri erdhi vetëm së fundmi dhe është me rëndësi të theksohet se sapo e pati, qeveria veproi me shpejtësi. Natyrisht koha nuk ishte e duhura, por dua t’u tregoj njerëzve se sa e madhe është shkalla e problemit me të cilin po përballemi. Ka rreth 22 mijë shkolla në Angli dhe me rëndësi është të dihet se ne presim që 95% e tyre të mos preken nga ky problem”, tha Sunak.
Por Sunak është akuzuar gjithashtu se ka dështuar të përmbushë një program për rindërtimin e shkollave angleze kur ishte ministër i Financave në vitin 2021.
“Mendoj se kjo është tërësisht e gabuar. Një nga gjërat e para që bëra kur isha ministër ishte njoftimi i programit 10-vjeçar për rindërtimin e 500 shkollave. Kjo është e barabartë me 50 shkolla në vit që do të rinovohen ose rindërtohen. Dhe nëse shihni atë që kemi bërë gjatë dekadës së fundit, ajo është tërësisht në linjë me atë që kemi bërë me rreth 50 shkolla në vit, që janë rinovuar ose rindërtuar”, tha Sunak.
Ky lajm ka bërë që administratorët e shkollave të kërkojnë mënyra të tjera për akomodimin e nxënësve, me disa që do t’i rikthehen mësimit online të përdorur gjatë pandemisë.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqiptarët në Britani synojnë të pasurohen me ‘shtëpi bari’, avokati: Është fatkeqësi e madhe! Trafikantët lajme të rreme me AI, sikur janë lehtësuar procedurat e qëndrimit
11 Mars, 14:20
-
Has/ ‘Lagjja e Londrës’ në periferi të Krumës me të moshuar, djemtë ndërtuan vilat, por jetojnë në Britaninë e Madhe
9 Mars, 08:54
-
'Nuk është fundi i botës nëse SHBA tërhiqet nga NATO', ish- ministri britanik i Mbrojtjes kritikon Trump: T’i besosh Putinit është naivitet
8 Mars, 19:37
-
Londër/ Një burrë me flamur palestinez ngjitet në kullën 'Big Ben', policia mbyll urën Westminster
8 Mars, 18:02
-
BE mbështet planin egjiptian për Gazën
8 Mars, 17:21
-
Organizata shqiptare i punësoi për ‘shtëpitë e barit’, dënohen 8 elektricistët britanikë! Vidhnin energjinë, vlera e drogës së kapur mbi 20 mln paund
7 Mars, 21:23
-
Liderët e BE dhe Zelensky mblidhen në Londër, Starmer: Plan paqeje për Kievin me SHBA! Von der Leyen: Riarmatosni Europën
2 Mars, 10:54
-
Trump e përzuri, kryeministri Starmer pret Zelenskyn në Downing Street: Do të qëndrojmë me ju deri në fund
1 Mars, 16:19
-
Donald Trump pret Keir Starmer në Shtëpinë e Bardhë: Putin do ta mbajë fjalën nëse arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës
27 Shkurt, 19:51
-
Mbretëria e Bashkuar zotohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje
25 Shkurt, 17:52
-
‘The Independent’: Shqipëria, kuti xhevahiri për pushime! Rama: 325 mijë vizitorë nga Britania e Madhe udhëtuan drejt Shqipërisë gjatë vitit 2024
20 Shkurt, 15:15
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41