Pas kritikave të shumta për vendimin e shembjes së shkollave në Britani, Rishi Sunak mbron veten e tij

Pas kritikave të shumta për vendimin e shembjes së shkollave në Britani, Rishi Sunak mbron veten e tij

Kryeministri britanik Rishi Sunak mbrojti fuqishëm veten e tij dhe qeverinë, duke i quajtur akuzat se ai shkurtoi fondet e arsimit si "plotësisht dhe krejtësisht të gabuara".

Britania ka urdhëruar që mbi 150 shkolla të qëndrojnë të mbyllura për shkak të shembjeve.

Ai tha se ata po përballen me një problem shumë të madh dhe se ka rreth 22 mijë shkolla në vend, ku më e rëndësishmja është që 95% e tyre të mos preken nga ky problem, raportojnë mediat e huaja.

“Informacioni i ri erdhi vetëm së fundmi dhe është me rëndësi të theksohet se sapo e pati, qeveria veproi me shpejtësi. Natyrisht koha nuk ishte e duhura, por dua t’u tregoj njerëzve se sa e madhe është shkalla e problemit me të cilin po përballemi. Ka rreth 22 mijë shkolla në Angli dhe me rëndësi është të dihet se ne presim që 95% e tyre të mos preken nga ky problem”, tha Sunak.

Por Sunak është akuzuar gjithashtu se ka dështuar të përmbushë një program për rindërtimin e shkollave angleze kur ishte ministër i Financave në vitin 2021.

“Mendoj se kjo është tërësisht e gabuar. Një nga gjërat e para që bëra kur isha ministër ishte njoftimi i programit 10-vjeçar për rindërtimin e 500 shkollave. Kjo është e barabartë me 50 shkolla në vit që do të rinovohen ose rindërtohen. Dhe nëse shihni atë që kemi bërë gjatë dekadës së fundit, ajo është tërësisht në linjë me atë që kemi bërë me rreth 50 shkolla në vit, që janë rinovuar ose rindërtuar”, tha Sunak.

Ky lajm ka bërë që administratorët e shkollave të kërkojnë mënyra të tjera për akomodimin e nxënësve, me disa që do t’i rikthehen mësimit online të përdorur gjatë pandemisë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!