Rama batuta me ambasadorin Soreca: Luigi mezi po përmbahet të thotë që Juvja humbi kampionatin

Kryeministri Edi Rama, pas shkollës së re në Kamëz, ka inspektuar një tjetër shkollë kësaj herë në në Krujë. Rama ishte i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, po për faktin se kjo shkollë financohet nga fondet e BE-së. 

Sakaq, Rama nuk i ka kursyer batutat me ambasadorin Soreca, në lidhje me shpalljen kampion në ‘Serie A’ të Interit. Ai tha se ambasadori mezi po përmbahet të thotë që Interi mundi Juventusin në kampionat.

Luigi Soreca: Tani kemi ecur përpara me projektin tjetër. Ne do të fillojmë shumë shpejt me projektet shumë të rëndësishme për kulturën.

Edi Rama: Luigi mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin a kupton. I lumtur për Interin që fitoi kampionatin?

Luigi Soreca: Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo.


Lajmi kryesor:

Rama dhe Soreca ndjekin nga afër punimet në shkollën e re në Kamëz: Së shpejti nisim punën në mozaikun e Muzeut Kombëtar (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja