Rama dhe Soreca ndjekin nga afër punimet në shkollën e re në Kamëz: Së shpejti nisim punën në mozaikun e Muzeut Kombëtar (VIDEO)

Kryeministri i Edi Rama bashkë me ambasadorin e BE në Tiranë, Luigi Soreca kanë ndjekur nga afër punimet në shkollën e re në Kamëz, që po financohet 100% nga BE.

Kontributi i BE, Rama tha se po përkthehet në shkolla dhe investime.

 “Ky është blloku tjetër i shkollave, pasi kemi zhvilluar bllokun e parë me fondet e qeverisë shqiptare. Tani po zhvillojmë të dytën me mbështetjen e BE, e cila ishte kontributori më i madh i konferencës. Së bashku me komisionerin dhe presidenten e komisionit kanë qenë kontribuues që po përkthehet në shkolla dhe investime”, tha Rama.

Ambasadori Soreca i cili po shoqëronte Ramën paralajmëroi se shpejt do të nisin punimet në mozakikun e Muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej.

“Faleminderit që shikojmë që puna për ecën. Ne do të fillojmë së shpejti mozaikun e muzeut Kombëtar në Sheshin Skënderbej. Ne donim të ndihmonim shqipërinë dhe që t’i kthente sytë drejt së ardhmes”, tha Soreca.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Rama batuta me ambasadorin Soreca: Luigi mezi po përmbahet të thotë që Juvja humbi kampionatin

Kryeministri Edi Rama, pas shkollës së re në Kamëz, ka inspektuar një tjetër shkollë kësaj herë në në Krujë. Rama ishte i shoqëruar nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, po për faktin se kjo shkollë financohet nga fondet e BE-së. 

Sakaq, Rama nuk i ka kursyer batutat me ambasadorin Soreca, në lidhje me shpalljen kampion në ‘Serie A’ të Interit. Ai tha se ambasadori mezi po përmbahet të thotë që Interi mundi Juventusin në kampionat.

Luigi Soreca: Tani kemi ecur përpara me projektin tjetër. Ne do të fillojmë shumë shpejt me projektet shumë të rëndësishme për kulturën.

Edi Rama: Luigi mezi po përmbahet të thotë që humbi Juvja kampionatin a kupton. I lumtur për Interin që fitoi kampionatin?

Luigi Soreca: Jo! Çfarë është kjo pyetje, jo.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja