Humbja e PD përçan Bashën me aleatët! Pas Kryemadhit e Ndokës, Duka: Gabimet e Bashës na kushtuan, s'mund të fajësojmë kundërshtarin pse përfitoi! Suksesi i 'Rama 3', e mirë publike

Humbja e PD në zgjedhjet e 25 prillit duket se po përçan Lulzim Bashë nga aleatët, ku pas kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe kreut të PDK-së Nard Ndoka, ka qenë kreu i PAA, Agron Duka, që ka kritikuar këtë të fundit për strategjinë e ndjekur, duke përmendur si vendime të gabuar atë për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore.

Në një reagim të gjatë në Facebook, ku e nis me urimin për Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit, Duka thotë se nuk ka qenë dakord me Bashën për strategjinë e ndjekur, që sipas tij i kushtuan humbjen.

“Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen. Si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA, marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme", shkruan Duka.

Duke shprehur bindje se “suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike”, Duka shkruan se njëlloj është i bindur se “dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie”.

Teksa shumë demokratë po kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të PD-së pas humbjes, duke ia faturuar përgejgjësinë këtij të fundit, Duka uron që kjo parti dhe kryedemokrati Basha të nxjerrin mësimet e duhura në mënyrë që të fitojnë në ndeshjen elektorale të radhës.

 "Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerrin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e radhës. Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proceset integruese.E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit", shkruan ai.

Postimi i plotë në Facebook i Agron Dukës:

E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem. E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues.

E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike.

Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie

"Nëse humbësi nuk ka forcën morale t'i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri"

E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët

"Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër" kjo nuk është strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia.

Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA , marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.

Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e rradhës.

Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proçeset integruese.

PAA do jetë në shërbim të fermerëve , blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat PAA egziston si force politike.

Faleminderit dhe mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe votuan duke u zotuar që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ergys: 01/05/2021 18:21

    Te pakten ka thene te verteten kur thote qe fitorja e Rames eshte e mire publike.Sepse vetem Rama ka ne zemer ndertimin e vendit dhe deshiren per te nderruar faqen Shqiperise.

    Përgjigju
  • Begu: 01/05/2021 14:05

    Aleatet menduan te fusin koken nene strehen e dikujt, meqe nuk e kishin te tyren.Por hynen ne hyrje te gabuar.

    Përgjigju
  • Klani Zemunit: 01/05/2021 13:57

    Sa mire ja bere Bashes o Agron. Te vuri te dytin ne Qarkun e Durresit dhe aty une si demokrat qe jam e kuptova qe nuk fitojme . Si mund ti motivosh demokratet te votojne nje liste ne DR ku eshte emri yt ? Durresi te njef mire : Ishe bisnezmen para vitit 2000 kur trau i doganes ne Durres ulej dhe ngrihej per maunet e juaja dhe ju shtonit parate ( Duka & Koka ). Pastaj Nano pasi piu me Narin i kerkoi nje emer per Durresin dhe Nari i dha emrin tat dhe ai te beri prefekt te DR. Nga ai moment nuk kishte me tra dogana per ju. Pastaj te kandidoi per deputet per PS gjoja i pavarur. I vodhe votat Osman Metalles . Berisha te quajti Duka i Krimit . Nano te beri minister. Terin e beri kryetar bashkie . Durresi ishte totalisht nen pushtetin e krimit. Ne 2005 kandidove per deputet per PS dhe humbe fuqishem. Ne te gjithe Durresin fitoi PD. Fillove te merrej me programin e PS . Ne 2013 kur ishe bere gati per deputet per PS dhe nuk te vendosen ike shpejt me PR dhe kandidove . Pastaj bleve partine e Xhuvelit me 300 mij €. Humbe ne 2017 dhe nuk u bere deputet edhe pse ishe ne listen e PD . Tashti fitove me 4731 vota qe si rregull nuk duhet te jesh ne parlament. Basha qe ndodhet ne veshtiresi tashti qe i duhet ndihma jote dhe te ka mbeshtetur edhe pse nuk e meritoje ti po ja mbeshtet mire Agron. Vazhdo Agron se je mire keshtu. Une si demokrat qe jam po te them : Tashti mund te fitoje PD qe po iken ti sepse me ty dhe te tjere si ty nuk fitonte edhe kunder Zahos , se kunder Rames jo se jo. Kam vetem nje frike : Inshalla nuk te lusin te kthehesh prap sepse atehere marrim fund. Me respekt: Votues i nr 9 (PD)

    Përgjigju
    • Niku: 01/05/2021 20:56

      Ke tdrejte mer plak se burre palaço osht si ky si ai vllai vet. Vallai sdi nai rob qe ta lavdroje ket pallen apo nai tjeter qe ti kete maru pune kur ka qene nmoje te karrikes. Fatkeqsisht edhe ky si gjithe kto palo partite e vogla qe tgjitha bashke nuk morin as gjys deputeti, e kane gryken e modhe a thu bojn nomin. Mire ne Durres qe ska lidhje dhe se honeps njeri, po tpakten aty nshijak ky palaço se ka mjelle qofte edhe i peme, per me tregu tpakten qe osht tu u munu per elektoratin me shpresen qe ta votojne. Ky ka falimentu me kohe por qe fatkeqsisht u rikthy prap i dikurshmi klani zemunit, tashi qe Ter koka osht npushtet smahet mo as Nar halabaku as ai cuni vet ai negativi legeni.. Per fat tkeq n'Durres kemi deputete per te ardh keq dhe akoma me keq osht fakti qe turremi me vrap me votu a thu po e rrun njeri per qytetin apo popullin

    • Te lumte pena: 01/05/2021 19:45

      Bravo per shkrimin. I paske kushtuat pak kohe per te na sqaruar se cfare soji eshte ky dhe ata aleatet e tjere si nard ndoka qesharaku apo dule and Company.

  • Visi: 01/05/2021 11:50

    Ore kto aleatet qe mezi morin votat e shpise vet se mor vesht pse ankohen. Faji vetem i Bashes ishte koalicioni me LSI, dhe sinqerisht si demokrat qe jam, ja dhashe me qejf PS ket here sepse kurre sdo doja qe nqs PD vinte npushtet te kishim akoma neper zyra, administrate dhe sherbime ato shushunjat e LSI, dhe kjo eshte fakt se shume vota te djathta kane shkuar tek PS vetem e vetem qe ajo verem LSI kusaresh mos te rikthehej ne pushtet.

    Përgjigju
  • fiuesi: 01/05/2021 11:05

    o duk legeni e di qe te leverdis te pranosh keto zgjedhje se po te behen prap ti do i besh shoqeri nardit gjuzit te kafja.nuk te voton njeri ty se je kurve njeri dhe i pa vlefshem per asnje.te leverdis 4 vjet te tjera te duroje kjo qeveri e do dalesh ne pension. un nuk votoj por deshira ime ishte te mos fitonte lulashi me gjith ju legenat e kriminelet qe mblodhi rreth vetes e jam i sigurte qe ti shpesh do ja japesh voten edit ne parlament e nuk do maresh gjithmone anen e lulit e bandes se tij me politiken e zakonshnshme te tyre qe te votojne kundra cdo gjeje te qeverise.e di shum mire qe lulja esht bere pishman qe JU MBLODHI JU TE VEGJELVE E JU FUTI NE PARLAMENT e la jashte demokratet e vet gje qe ben qe tani po i kerkohet te iki se e mbushi kupen me karlliqet qe beri

    Përgjigju
  • goni: 01/05/2021 10:38

    kjo eshte te kesh stof udheheqesi,pa shume llafe e interpretime apo lojra fjalesh te tipit"ne fituam" ......respekt Agron Duka.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin