Pas lajmit në Report Tv, reagon Braçe/ Mesazh FSHF-së: Tregtar që nuk shisni dot garën tuaj, mos shisni Qemal Stafën

Pas lajmit në Report Tv, reagon Braçe/ Mesazh FSHF-së: Tregtar që nuk shisni dot garën tuaj, mos shisni Qemal Stafën

TIRANE - Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me lajmin që FSHF dha në Report Tv se ka nxjerrë në shitje emrin për stadiumin "Arena Kombëtare" që pritet të jetë i përfunduar në muajin nëntor.

Arben Dervishaj, shef i sektorit të Infrastrukturës në Federatën Shqiptare të Futbollit tha në një intervistë për Report Tv, se "kompani të mëdha në fushën bankare, në fushën e sigurimit, në fushën e naftës, janë ftuar nga FSHF për t'i vendosur emrin e tyre stadiumit.  "Kjo është një praktikë që nuk e kemi shpikur ne pasi ndodh në të gjithë botën.”, tha Dervishaj.

Por për Erion Braçen, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës! Në një reagim në Instagram, teksa shpërndan lajmin e Report Tv, zv.kryeministri i drejtohet Federatës Shqiptare të Futbollit, duke e cilësuar si tregtar, Armando Dukën dhe dretjuesit e saj, duke i dhënë shembuj konkret se si funksionon në botë:

"Tregtarë, kur nuk shisni dot garën tuaj mos shisni Qemal Stafën.

Pyetje për çdo tregtar:

Cila kompani nafte ka emrin ne WEMBLEY te Londres, Anglise?
Cila banke ka emrin ne STADE DE FRACE te Parisit, Frances?
Cila kompani sigurimi ka emrin ne OLYMPIASTADION te Berlinit, Gjermanise?
Cila kompani telefonie ka emrin ne STADIO OLIMPICO te Romes, Italise?
Cila kompani vezesh ka emrin ne SANTIAGO BERNABEU te Madridit, Spanjes?
Doni edhe me shume?
San Siro ne Milano  ishte oligark nafte?
San Paolo ne Napoli  ishte oligark financash?
Artemio Franchi ne Firenze  ishte oligark sigurimesh?
Old Trafford ne Manchester  emrin e ciles kompani mban?
Anfield ne Liverpool kur ka mbajtur një emër tregtar?

Te gjitha këto kompani, kane emrat ne kampionatet, ligat-garat ne Angli, Gjermani, France, Itali, Spanje!

Kur nuk tregtoni dot garën tuaj, mos shisni "Qemal Stafen"

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sam: 21/08/2019 04:50

    Arena sportive duhet te kete identitet sportiv shqiptar dhe kushdo qe do t’i vere emer biznesi,le te nderoje emrin e tij e te familjes se tij e te marre pare nga bizneset??Arben Dervishi le te behet dervish e te lere rehat FShF;por edhe qeveritaret mos e vene veten ne vend te baballareve,t’u a lene sportisteve te vendosin per emrin dhe aktoreve per te ardhmen e teatrit!! Thanks!

    Përgjigju
  • Sam: 21/08/2019 04:23

    Shakaja me banale eshte t’i vesh ketij kompleksi emer nga bizneset;dhe emrat shume te nderuar te sportisteve shume e nderojne kete objekt. shpjereni dervishajn per dervish te “shpetoje “edhe futbolli shqiptar,dhe mblidhni mendimet e sportisteve ne pension dhe me tituj dhe vendoseni dhe kryeministri duhet te heqe dore nga pagezimi i kompleksit sportiv,apo njesoj ndertimi i teatrit!Faleminderit!

    Përgjigju
  • Merita: 20/08/2019 22:01

    O lepurushe, po moj motra ketu diskutohet emri i stadiumit e jo kulla. Kulla eshte ngritur dhe qendron ne pritje te emrit. Pse nuk ju pelqen emri “QEMAL STAFA”? Per mua shume emer domethenes, ne te gjithe kemi kerkuar te rruhet basorelievie perse te mos ruhet dhe emri? Le te kete nje vazhdimesi dhe asgje e keq nuk vjen nga ky emer i nderuar.

    Përgjigju
  • Lepurushja Labe: 20/08/2019 20:52

    Proporcion i shemtuare me ato kulla qe rrinë keq. Nuk kane harmoni.

    Përgjigju
    • Fred: 20/08/2019 22:01

      Eshte nje kulle o lepurushe.

    • Selenice: 20/08/2019 21:46

      Pse ti moj labja ku jetone qe ke gjeture harmonine ?

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT