Pas vëzhgimit të Report Tv/Autoriteti i Konkurrencës: 'Megapharma' u përpoq të nxirrte farmacitë e tjera nga tregu, shpërnda vaksinën e gripit kudo, jo vetëm tek ‘Orange’
Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar depon farmaceutike "Megapharma" që të shpërndajë vaksinën për gripin sezonal në të gjitha farmacitë në të kundërt do të gjobitet. Deri më tani "Megapharma" e kishte tregtuar vaksinën vetëm tek farmaci ‘Orange’ ku dhe zotëron 75% të aksioneve.
TIRANË-Vëzhgimin e Report Tv, e "vulosi" edhe Autoriteti i Konkurrencës. Në asnjë farmaci tjetër, përveçse "Orange", nuk e gjen vaksinën e gripit sezonal.
Pas hetimeve të nisura nga muaji shtator, Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar depon farmaceutike "Megapharma", e vetmja që e disponon vaksinën, që ta shpërndajë atë në të gjitha farmacitë, dhe jo vetëm tek "Orange". Në këtë rrjet farmaceutik, në pronësi të Radim Hamzarajt, kushëri të ish-ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, Megapharm ka 75 % të aksioneve.
“Në rast të moszbatimit të vendimit ndërmarrja “MEGAPHARMA SHPK” ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës”, thuhet në vendimin e Konkurrencës.
Por sa do ta shmangë realisht ky urdhër problemin që Report Tv konstatoi prej javësh? Siç dhe vetë Autoriteti i Konkurrencës thotë, farmacitë e interesuara pranë Megapharma, kanë marrë përgjigjen se kjo depo nuk e ka vaksinën.
“Nga inspektimi u konstatua gjithashtu se farmacitë e tjera deklarojnë se nuk posedojnë vaksinën, dhe se në të gjithë rastet e kërkesës për furnizim, gjatë fillimit të muajit tetor 2020, depoja e furnizimit “MEGAPHARMA”SHPK është shprehur se nuk disponon sasi për të kryer furnizimin e këtyre farmacive”, vijon vendimi.
Sipas autoritetit të Konkurrencës, Megapharma në bashkëpunim me 23 depo të tjera, rritën çmimin e maskave dezinfektantëve, alkoolit dhe termometrave në periudhën kur shqiptarët rritën masivisht kërkesat në kulmin e pandemisë.
Në total vlera e gjobave ndaj tyre është 34 milionë lekë për shtrenjtim të çmimit të maskave dhe alkoolit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Monopolizuan tregun për maskat dhe dezifektantët, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 24 depo farmaceutike
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar për 24 depo farmaceutike për maskat, dezifektantët e alkoolin.
Kjo për shkak se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë rritur çmimet e këtyre produkteve të domosdoshme në kohë pandemie, duke monopolizuar tregun. 10 prej tyre janë gjobitur me nga 1 mln lekë dhe 14 të tjera me nga 2 mln lekë.
Nëse do të vijojnë shkeljet, do të gjobiten sa 10% e xhiros vjetore.
Ju sekuestroni gjithcka kane dhe ju hiqni te drejten e ushtrimit te profesionit pergjithmone kjo eshte drejtesi jo u vendosni gjoba qesharake nderkohe kane bere miliona euro
Ju sekuestroni gjithcka kane dhe ju hiqni te drejten e ushtrimit te profesionit pergjithmone kjo eshte drejtesi jo u vendosni gjoba qesharake nderkohe kane bere miliona euro
Përgjigju