Vetëm një vit pas largimit nga firma e njohur “Victoria Secret”, modelja Miranda Kerr është bërë imazh i markës së të brendshmeve “Wonderbra”.

Modelja australiane ka pozuar me veshje intime për markën rivale të “Victoria Secret”.

Vetëm tre foto janë ndarë fillimisht me publikun, ku Kerr duket në top formë.

Në njërën prej fotove ajo shfaqet me të brendshme të kuqe, ndërkohë që ka vënë një varëse të madhe në formë zinxhiri.

miranda kerr

Në foton tjetër Kerr ekspozon asetet e saj me një palë veshje intime leopard.

Ndërsa në foton e tretë shfaqet e ulur, ndërkohë që ka veshur një fund lëkure, një këmishë të hapur, e cila ekspozon gjoksin e saj.

Kerr u largua nga “Victoria Secret” pasi I duhej më shumë kohë për vogëlushin e saj Flynn.

Deri atëherë ajo ka qenë imazh i markës së njohur “H&M” dhe është shfaqur në fushatat e Mangos dhe Sëarovski-t.

Së fundmi ajo u shfaq si imazh i markës së veshjeve sportive Reebok.

(b.t/shqiptarja.com)