Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas vendimit për lënien e detyrës ka zbritur në terren për përgatitjen e fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 18 qershor.
Në një foto të publikuar në faqen e tij në Facebook nga Pandeli Majko, kryetari i PS së Tiranës, Saimir Tahiri së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj shfaqen në mbledhjen e Asamblesë se Partisë Socialiste.
"Në mbledhjen e Asamblesë se Partisë Socialiste për të diskutuar për problemet me komunitetin, me Erion Velinë dhe Saimir Tahirin" shkruan Pandeli Majko.
Pak ditë më parë Saimir Tahiri u largua nga posti i Ministrit të Brendshëm pikërisht për të mobilizuar fushatën në Tiranës, sipas kryeministrit Rama, pasi synohet një rezultat më i mirë se në 2013.
Në vendin e Tahirit ministër i Brendshëm është propozuar Fatmir Xhafaj, por ende nuk është miratuar dekreti.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com