Modeli dhe konkurrenti më i përfolur i edicionit të 7-të të “Big Brother”, Valer Kolnikaj do të jetë prezent në televizion në sezonin e ri me një tjetër sfide, ate të kercimit.

Modeli shqiptar edhe pse nuk arriti të fitonte reality-n më të famshëm në Shqipëri, tregoji se edhe pa një çmim rruga e televizionit mund të arrihet, dhe falë personalitetit dhe karakterit të tij.

Ai është përzgjedhur nga produksioni i “Dancing with the Stars” për t’iu bashkuar emrave të tjere ‘Vip’.

valer kolnikaj

Valeri është i pari emër zyrtar ndër personazhet e njohur që do jenë pjesë e edicionit të ri, duke filluar nga tetori në Vizion Plus.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare online e IMA.

Ashtu siç edhe ju kemi informuar më parë, ky edicion rikthen në televizion Amarda Toskën, që do të drejtojë spektaklin.

Marrë nga "InfoMedia Albania"

Redaksia Online
(i.n/shqiptarja.com)