Ish Ministri i Punës në qeverinë Berisha,  Spiro Ksera kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë pasi u dënua në shkallë të parë dhe në apel me 16 muaj burgim dhe heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike.

Me ligjin e amnistisë ish- ministri nuk është më në burg pasi ka fituar lirinë por beteja e tij ligjore për të marrë pafajësinë është spostuar në Gjykatën e Lartë.
Më 10 Janar 2017 ai ka depozituar rekurs në kolegjin penal të gjykatës së lartë pasi kundërshton vendimin e apelit dhënë më 12 dhjetor 2016 ku është lënë në fuqi dënimi për Kserën.

Sipas prokurorisë Ksera në bashkëpunim me vartësit kishte shpërdoruar detyrën me pasojë vjedhjen e 30 milion lekëve me aktivitete fiktive për komunitetin Rom, por këtë akuzë ai e mohoi dhe pse u dënua me gjykim të shkurtuar.
 
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)