Pas Lushnjës edhe në Durrës kërkojnë 'koalicion Basha-Berisha' për vendoret! Burime për Report Tv: Demokratët duan kandidat të përbashkët për kryebashkiak

Demokratët që mbështesin Sali Berishën kanë sot afatin e fundit për shpalljen e emrave pretendent pranë Komisionit të Rithemelimit, emra të cilët pritet të miratohen për të kaluar më pas në një tjetër fazë, atë të përzgjedhjes së një kandidati për zgjedhjet e datës 6 mars Burime të brendshme Report Tv ka zbuluar se PD dega Durrës, do të dalë me një emër të përbashkët, për të përfaqësuar të dyja grupimet Basha-Berisha.

Deri më tani janë dy emrat të cilët janë sugjeruar nga struktura dhe mbështetësit demokrat, Luan Hoti i cili gëzon statusin e kreut të PD dega Durrës pas dorëheqjes së Ferdinand Xhaferraj i cili tashmë është deputet dhe urbanisti Ardian Muka, një figurë e njohur për demokratët e qytetit të Durrësit.

Përveç dy emrave, priten dhe sugjerimet nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por ajo që ende nuk është përcaktuar është nëse do të kemi një koalicion opozitar, apo nëse Partia Demokratike do të konkurrojë më vete. Pavarësisht numrit të emrave të sugjeruar, ka një marrëveshje të brendshme, sipas së cilës PD do të konkurrojë në zgjedhjet e 6 marsit vetëm me një emër.

Por si do të vendoset kjo? Gjatë kësaj jave, brenda PD-së dega Durrës do të ketë zgjedhje të brendshme, ku do të caktohet kandidati më i preferuar i demokratëve të Durrësit, më tej emri do të bëhet zyrtar pasi ky proces të ketë përfunduar.

Nga PDSh-ja u është dhënë hapësirë dhe është shprehur vullneti që të konkurrojë çdo demokrat që ka dëshirë.  Kjo lëvizje tregon se ka një tentativë për të sheshuar konfliktin brenda PD-së, ose në rastin më të keq, e gjithë përçarja të ketë qenë një farsë!

Kjo është dega e dytë e PD-së që kërkon një bashkim të dy palëve në zgjedhjet e pjesshme vendore. 3 ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike për qytetin e Lushnjës, Saimir Korreshi, njëkohësisht edhe kryetar i PD për degën, u shpreh për Report Tv, se nuk ka demokratë të ndarë dhe se do të mundohen që të nxjerrin një kandidat të përbashkët për PD-në. Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh, ka bërë bashkë demokratët në Lushnjë, ato që mbështesin Lulzim Bashën si dhe ato të grupit të Rithemelimit. Në takimin e zhvilluar në Lushnjë është diskutuar njëkohësisht për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e 6 marsit dhe këtë kandidaturë tha Koreshi t’ua imponojmë drejtuesve të PD-së në Tiranë. Sipas Korreshit, Lushnja do t’i imponohet Tiranës me një kandidat të përbashkët, pasi kështu mund të fitohet bashkia.

 

 

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • True: 24/01/2022 11:50

    Vetem anadhistet e kazanit nuk e dine qe Berisha dhe Basha jane nje. Do ju fusin tubin keta te dy juve. Mbajeni mend. Per te shpetuar pasurine e vjedhur keta edhe grate i shkerdhejne njeri tjetrit me komision po deshe. Keni rastin e Likes dhe Edvinit ne janar 2011. I keni me ze dhe figure cfare kane thene per njeri tjetrin. Keto qe thote Berisha dhe Basha nuk jane asgje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë