‘Rithemelimi’ zgjodhi krerët e degëve Selenicë, Fushë Krujë dhe Fieri! Baçi: Skeptikët na janë bashkuar! Berisha i gjeti zëvendësuesin, Kapllanaj: Votimet janë të Foltores

Komisioni i Rithemelimit zhvilloi të dielën zgjedhjet për drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike në Fushë Krujë, Selenicë e Fier. Agron Loka me 408 vota në Fushë Krujë,  Leonard Rakipaj me 203 vota në Selenicë dhe  Rrapi Gjika me 452 në Fier, rezultuan fitues në garën për kryetarët e rinj të degëve të PD.

Nga Fieri, deputeti i Rithemelimit Luan Baçi tha se demokratët në bazë janë të bashkuar tashmë që gjykata ka qartësuar se kush duhet të drejtojë Partinë.

Fakti që Berisha sot i ka zgjedhur zëvendësuesin, kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Agron Kapllanaj, i cili është kryetar i Komanduar i PD në degën Fier në kohën kur partia drejtohej nga Lulzim Basha e më pas nga kryetari i komanduar Alibeaj. Ai i quajti këto zgjedhje të Foltores dhe të njëanshme dhe që nuk i shërbejnë bashkimit.

Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD nisën dje në Mallakastër, ku u zgjodh Resmi Shanaj me 277 vota dhe do të përfundojnë më 20 prill. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:12
Zgjedhjet në degën e PD, në Fier fiton Rrapi Gjika

Është mbyllur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit te degës së partisë demokratike në Fier. Në garë për kryetar të degës së PD kanë qenë 2 kandidatë dhe me 452 vota është shpallur fitues Rrapi Gjika ndërsa Vladimir Kajolli mori 344 vota dhe 8 vota dolën të pavlefshme. 

Në total votuan 804 anëtar të Partisë Demokratike. Proçesi nisi ne orën 09.00 dhe u mbyll në orën 18:00.

Kryetari i ri i degës u zgjodh në bazë të parimit një anëtar një votë, e para herë që aplikohet diçka e tillë për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike.  

Procesi i votimit u administrua nga dy komisione, ku në dispozicion të zgjedhësve u vendosën 4 dhoma të fshehta dhe një kuti votimi.

Ora 18:52
Zgjedhjet në degët e PD, Selenica fitohet nga Leonard Rakipaj dhe Fushë Kruja nga Agron Loka

Ka përfunduar numërimi dhe është shpallur rezultati i fituesve për kreun e degëve të Selenicës dhe Fushë Krujës në PD të zhvilluara nga Rithemelimi.

Në Selenicë fitoi Leonard Rakipaj me 203 vota, kundrejt Gazmir Beqaj, i cili mori 63 vota.

Në Fushë Krujë u zgjodh Agron Loka.

Ora 18:48
Berisha i gjen zëvendësuesin, Kapllanaj kundër zgjedhjeve të degëve: Janë të "Foltores", jo të PD

Komisioni i Rithemelimit është duke zhvilluar zgjedhjet për krerët e degëve të PD, ku pas Mallakastrës, sot votimi u zhvillua në Fier, Selenicë dhe Fushë Krujë. Fakti që Berisha sot i ka zgjedhur zëvendësuesin, kjo ka sjellë reagimin e ashpër të Agron Kapllanaj, i cili është kryetar i Komanduar i PD në degën Fier në kohën kur partia drejtohej nga Lulzim Basha.

Në një postim në facebook në faqen e PD që nuk i është dorëzuar ende Rithemelimit, Kapllanaj është shprehur kundër zgjedhjeve që po organizon Berisha për të zgjedhur krerët e degëve duke thënë se këto zgjedhje janë të ‘Foltores’ por jo të PD.

 “Unë pashë që në Mallakastër sot bëheshin zgjedhje dhe nuk kam asnjë lloj dijenie që në Mallakastër bëheshin zgjedhje për kryetar të degës së Partisë Demokratike, se nëse do të kishte një të tillë do të isha edhe unë pjesë e këtij procesi, pasi unë jam anëtar i Partisë Demokratike të degës Mallakastër, në lagjen “5 shkurti”, në qytetin e Ballshit. Kështu që, unë nuk kam marrë ndonjë njoftim për ndonjë takim, ndonjë mbledhje, besoj se edhe në lagjen time duheshin bërë zgjedhjet dhe të ishin zgjedhur kryetari i grup-seksionit dhe ai i seksionit, i asaj lagjeje ku unë bëj pjesë dhe minmalisht do më kishin njoftuar. Pra, për sa kohë dega e partisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka njoftuar zgjedhje në gjithë vendin do të thotë që edhe në Mallakastër nuk ka pasur të tilla. A më fal, zgjedhje për Foltoren, ose për Shtëpinë e Lirisë kanë kohë që kanë filluar, ato janë zgjedhje në të drejtën e tyre, të zgjedhin strukturat e tyre, të zgjedhin kryetarin e partisë së Foltores apo të Shtëpisë së Lirisë dhe sigurisht ne nuk jemi pjesë e asaj lëvizje. Kështu që demokratët mallakastriotë sot nuk kanë zgjedhje. Partia Demoratike e degës së Mallakastrës nuk ka zgjedhje dhe nuk ka sesi t’i njohë ato si zgjedhje brenda Partisë Demokratike", thotë Kapllanaj.

Postimi i PD
Ora 16:49
Zgjedhjet në degën e PD në Fier, Luan Baçi: ‘Skeptikët’ na janë bashkuar! Vendimi i gjykatës sqaroi demokratët se kujt i përket partia

Anëtari i Rithemelimit Luan Baçi thotë se zgjedhjet për krerët e rinj të degëve kanë bashkuar demokratët në bazë, madje sipas tij edhe kritikët i janë bashkuar procesit. Sipas tij, pas vendimit të gjykatës anëtarësia është sqaruar se kujt i përket drejtimi i PD.

“Tani kulmon me zgjedhjet e kryetarët të degëve, një risi sepse tashmë kryetarët e degëve zgjidhen me një anëtar, një votë. Ka një fluks anëtarësh të PD-së që vijnë për të votuar, megjithëse me pak vështirësi për shkak të motit, pjesëmarrja shumë e mirë. Procesi do vazhdojë deri në fund të ditës, deri sa të votojë dhe anëtari i fundit. Të dy kandidatët janë pjesë e strukturës aktive të PD-së. Ishin me dhjetëra kandidatët që mund të garonin. Sot unë pashë që po vijnë këtu shumë anëtarë të PD-së, disa drejtues departamentesh që kanë qenë në Kuvendin e 18 dhjetorit, jo të 11 dhjetorit. Më është bërë qejfi shumë që i shikoj që po votojnë. Fieri ka pasur një veçanti, ka pasur një numër të vogël që kanë qenë skeptikë dhe sot janë këtu. Dega e Fierit është shumë e bashkuar. Në Mallakastër ishte e njëjta situatë, një pjesëmarrje e madhe. Pas vendimit të gjykatës ka pasur një frymë bashkëpunimi dhe anëtarësia është e sqaruar. Në procesin e sotëm të votimit ka filluar dhe regjistrimi elektronik i çdo anëtari të PD-së. Në këto situata të pazakonta që kemi kaluar ka pasur një ndryshim të shpeshtë të listave të anëtarësisë të PD-së, ka lëvizje të shumta, ikje masive dhe pjesa dërrmuese janë anëtarë të PD-së që largohen nga vendi nga papunësia, nga pasiguria, nga padrejtësitë që bëhen. Sot bëjmë dhe regjistrimin e anëtarësisë dhe do kemi një databazë të sigurt dhe të saktë për numrin e anëtarësisë së PD-së”, tha Baçi.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2022 02:09

    Me keto <<zgjedhje>>, /PD/ e Berishes eshte kthyer si FSHF e Dukes.

    Përgjigju
  • Beni: 10/04/2022 18:50

    Kapllanaj le te shkoje te ndjeke bashen, se gje ne dore ska

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)

Pas reagimit të Veliajt, rrjeti zien me komente negative kundër Sali Berishës: Plak i ndyrë, dogje Shqipërinë 30 vjet (FOTO)