Më datë 1 shtator blogerja e njohur italiane i dha fund beqarisë. Në një ceremoni krejtësisht përrallore, Chiara Ferragni kurorëzoi dashurinë e saj me partnerin Fedez. Dasma mori vëmendjen e të gjithë botës teksa dyshja e njohur u kujdesën që çdo detaj të ishte perfekt.
Mirëpo teksa kanë kaluar vetëm 20 ditë nga ceremonia, blogerja ka filluar të vendosë gjithçka në vendin e duhur në jetën e saj. Dhe këtu e kemi fjalën për një vendim të rëndësishëm që ka marrë në lidhje me ish-të dashurin e saj Riccardo Pozzoli.
Dyshja kanë qenë të lidhur prej 6 vitesh dhe ka qenë pikërisht ai që e ka ndihmuar në themelimin e kompanisë së saj “Tbs Crew”, dhe në krijimin e blogut “The Blonde Salad”, që i dha Chiara-s famë ndërkombëtare. Krejt papritur Ferragni e ka pushuar Pozzolin nga puna dhe arsyeja nuk dihet ende.

fedez.jpg" style="height:860px; width:780px" />
Blogerja Chiara Ferragni, partneri i saj Fedez dhe djali i tyre
/Shqiptarja.comKomente

