Pas mbledhjes së përbashkët, Rama
e Thaçi flasin nga Lidhja e Prizrenit

Pas mbledhjes së përbashkët, Rama<br />e Thaçi flasin nga Lidhja e Prizrenit
TIRANE - Kosova dhe Shqipëria do të nisin të shtunën një etapë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror. Kryeministrat e të dyja vendeve, të shoqëruar nga ministrat, do të takohen në qytetin e Prizrenit për të mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët për këtë vit, ku do të miratohen disa marrëveshje ndërshtetërore.
 
Çitaku ka treguar se mbledhja e qeverive do të mbahet në një ambient tjetër, ndërsa konferenca për media e dy kryeministrave do të mbahet në një vend tjetër. “Mbledhja e përbashkët e dy qeverive mbahet në Hotel ‘Theranda’, ndërsa konferenca për shtyp mbahet tek ‘Lidhja e Prizrenit’”, ka thënë Çitaku.
 
Detajet e kësaj mbledhjeje dhe agjendën e saj, bashkë me pikat e rendit të ditës dhe dokumentet e nevojshme i ka bërë të ditur, ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku.
 
Për këtë qëllim, Çitaku ka qëndruar në Tiranë bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ku janë takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe vartës të tij, për hartimin e përbashkët të konceptit të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane