Pas më shumë se 5 orësh marshim në aksin Tiranë-Durrës dhe në rrugën që të çon në drejtim të aeroportit, protestuesit po kthehen në drejtim të kryeqytetit. Vendimi për tu kthyer erdhi pasi policia bllokoi marshimin e tyre pranë aeroportit. Ndërsa vendosën të kthehen, protestuesit bënë thirrje që nesër të mblidhen më shumë.  


Lajmi kryesor:

Protestuesit 5 orë marshim, bllokojnë Tiranë-Durrës dhe rrugën për në Rinas, radhë kilometrike mjetesh! Policia s’lejon kalimin deri në aeroport! Përplasje fizike te Kryeministria, të rinj të maskuar në turmë