Mbledhja e qeverisë në Pogradec ka përfunduar pas më shumë se shtatë orësh diskutime. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Report TV, ministrat dhe drejtues të institucioneve shihen teksa largohen nga vila qeveritare me dokumente në duar. Mes pjesëmarrësve të shumtë, dallohen ministrat Enea Karakaçi, Besfort Lamallari, por edhe Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ish-deputet i Partisë Demokratike, si dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Jola Hysaj, gjithashtu ish-anëtare e PD-së. Në fund pasi kanë dalë të gjithë, pamjet kanë fiksuar edhe momentin kur Rama del i fundit nga mbledhja.
Lajmi kryesor:
'Protesta na sfidoi realisht', Rama pas 7 orësh me ministrat në Pogradec: Tani qeverisje më e mirë, në fokus Shqipëria sociale! Plan për transparencën e çmimeve të ushqimeve










