Pas medaljeve tjetër lajm i madh për peshëngritjen, kampionati Botëror për të rinj do zhvillohet në Shqipëri

Pas medaljeve tjetër lajm i madh për peshëngritjen, kampionati Botëror për të rinj do zhvillohet në Shqipëri

Shqipëria do të presë kampionatin botëror të peshëngritjes për të rinj në vitin 2023. Ky lajm vjen pak ditë pasi Briken Calja fitoi medalje të argjendtë në dygarësh në Botëror dhe tregon se Shqipëria ka një pozicion të rëndësishëm në këtë sport pavarësisht se ende nuk është vendosur data e aktivitetit.

Vendimi u mor të hënën në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv të Federatës Botërore të Peshëngritjes (IWF), që u mbajt në Uzbekistan. I pranishëm ishte edhe kreu i FSHP-së, Elez Gjoza.

Kujtojmë që vetëm disa ditë më parë Gjoza ndau lajmin se do të jetë pikërisht Shqipëria, vendi që do të presë Asamblenë Zgjedhore të Federatës Botërore. Event që do të mbahet në prill të vitit të ardhshëm dhe që pritet të bëhet zyrtare së shpejti.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion