Pas presidentit Ilir Meta në Shqipëri edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i quan referendum zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt, për anëtarësim në NATO i cili sipas tij duhet të ndodh deri në vitin 2024.
Në të kundërtën, pretendenti për president të vendit tha se zgjidhja e vetme mbetet bashkimi me Shqipërinë.
“Më 14 shkurt në një mënyrë është referendumi për NATO. Kujtë i konvenon Kosova në NATO, ju e dini është popullit të Kosovës, rajonit, por edhe NATO-së dhe aleatëve tonë të sigurisë. Kush është kundër dihet që është Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre”, tha ai.
![]()
Sipas mediave kosovare, Lideri i AAK-së tha se paralajmërimet për bashkim me Shqipërinë nuk i befasojnë as aleatët e Kosovës.
“Neve po na harxhohet koha e pritjes pa kufi për me u bë anëtarë i NATO-s si Kosovë, ose si shtet i pavarur ashtu siç jemi nis. Në këtë rast Kosovës i mbetet vetëm një rrugë, s’ka rrugë tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është diçka e natyrshme që po vjen. Edhe aleatët e Kosovës të gjithë e kuptojnë se Kosova iu dha atyre kohë, iu dha 25 vjet se kemi thënë deri në vitin 2024 nuk jemi në dyer të NATO-s, atëherë nuk na mbetët tjetër pos me u marrë vesh për me hy të bashkuar. Unë besoj se edhe aleatët tonë e vlerësojnë kohën që iu kemi dhënë opsionit për me hy në NATO si Kosovë e pavarur. Prandaj jam i bindur që do të na jepnin leje dhe përkrahje për bashkim me Shqipërinë. Pra kjo është një opsion real që mund të ndodh”, tha ai.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Njeri me hajdut se tjetri. Do jete nje referendum per tju hedhur ju dhe maskarenjte si ju ne koshin e plehrave njehere e mire.
PërgjigjuÇfarë Politike Folklorike, që ka Kombi..??!! Ja dy Barinj të nginjun...,dru me pre!
Përgjigjumos ofendo barinjte o njeri se jane njerez punetor dhe te ndershem.mund te thuash jan dy mutra te hales se politkes tone.i shkon me shume....dmth jam i bindur qe jane dy m..ra nga halja