Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim. Lajmi u dha nga zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini për Top Channel.
Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rritet. Rritja e këtyre shifrave të kombinuara me nisjen e vitit shkollor, kanë sjellë që 3 grupet e para mjekët, arsimtarët dhe studentët të bëjnë me detyrim vaksinë brenda muajt shtator, në të kundërt do të paraqesin në mënyrë periodike një tampon negativ. Shtimi i grupeve me detyrim ishte sidomos për sektorët që kanë kontakte me njerëz.
Lajmi kryesor:
Vaksina me detyrim edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët! 1 milion e gjysmë vaksinime në total kundër COVID, Rama: Vaksinohuni, mbroni shëndetin











