Vaksina me detyrim edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët! 1 milion e gjysmë vaksinime në total kundër COVID, Rama: Vaksinohuni, mbroni shëndetin

Vaksina me detyrim edhe për policët, administratën, farmacistët dhe laborantët! 1 milion e gjysmë vaksinime në total kundër COVID, Rama: Vaksinohuni, mbroni shëndetin

Apeli i vazhdueshëm nga mjekët, ekspertët e shëndetësisë, madje edhe vetë qeverisë për qytetarët për t’u vaksinuar në mënyrë që të shpëtojnë jetën e tyre dhe të familjarëve, duket se është dëgjuar në masë, ku ditën e sotme numri total i vaksinimeve të kryera ka shkuar në  1.500.000.

Pas gushtit, edhe shtatori do të jetë muaj i hapur vaksinimi +18 vjeç dhe kjo ka sjellë sërish thirrjen e kryeministrit Edi Rama që qytetarët dhe sidomos rinia të vaksinohet.

"Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Mbroni Shëndetin. Vaksinat shpëtojnë jetë", shkruan Rama.

Për të bërë të mundur vijimin e procesit të vaksinimit dhe të mos ketë ndërprerje të tij, në vendin tonë në mënyrë periodike po vijnë doza të vaksinës Pfizer, ku vetëm mbrëmjen e djeshme u prit një ngarkesë me 31.590 doza të Pfizer.

Ndërsa në total, numri i vaksinave të mbërritur në vend ka shkuar në 1 milion e 950 doza. Pak ditë më parë vetë Ministria e Shëndetësisë tha se qeveria është në marrëveshje me kompaninë Pfizer për të marrë edhe 500 mijë doza të tjera të kësaj vaksine brenda 2021.

Nisja e viti shkollor rrit edhe më shumë rrezikun e përhapjes së virusit. Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që tre kategori profesionesh, stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët të kenë vaksinim të detyrueshëm, proces që duhet të ketë mbaruar deri në fund të muajit shtator. Pas tyre pritet që vaksinimi i të jetë i detyrueshëm edhe për punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë për shkak të kontaktit më të madh me njerëzit dhe virusit.

Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rritet, ku kapacitetet në Spitalin Infektiv po shkojnë drejt ezaurimit. Plotësimi i 120 vendeve në Infektiv, ku aktualisht po marrin trajtim 114 pacientë do të sjellë hapjen e COVID3, në të cilin po bëhen edhe përgatitjet e fundit.

Shumë njerëz shpesh shfaqen skeptikë në lidhje me vaksinimi, por deri tani të gjitha studimet në botë kanë treguar se efektet e saj anësore janë shumë më të pakta dhe të parrezikshme krahasuar me efektet që lë vetë COVID-19 dhe vaksinimi i plotë i popullsisë duket se do të jetë fundi i pandemisë.

 

Foto e postuar nga Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:29
Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve, vaksina anti-COVID me detyrim për administratë, policët, farmacistët dhe laborantët

Pas mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve edhe punonjës të administratës, policët, farmacistë e laborantë do të bëjnë vaksinë me detyrim.  Lajmi u dha nga zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini për Top Channel.

Prania që prej muajit gusht të variantit Delta në Shqipëri ka bërë që shifrat e të infektuarve në vend të rritet. Rritja e këtyre shifrave të kombinuara me nisjen e vitit shkollor, kanë sjellë që 3 grupet e para mjekët, arsimtarët dhe studentët të bëjnë me detyrim vaksinë brenda muajt shtator, në të kundërt do të paraqesin në mënyrë periodike një tampon negativ. Shtimi i grupeve me detyrim ishte sidomos për sektorët  që kanë kontakte me njerëz.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyetje: 03/09/2021 23:21

    Ok vaksinohemi,por po erdhi varianti My qe nuk pyet per vaksina,si i behet???? Se e kemi ne rreze te veshit,ne Greqi!!!!

    Përgjigju
  • Latif: 03/09/2021 21:22

    A infektohesh njelloj???

    Përgjigju
    • Ardi: 04/09/2021 06:47

      Jo nuk infektohesh njelloj, por dhe kur infektohesh shancet per tu ber per oksigjen ose per tu intubuar jane gati zero.

  • ...: 03/09/2021 20:12

    Kjo puna e vaksines me detyrim eshte bere politike. Besoj se edhe populli do ia jape pergjigjen ne zgjedhje ketyre pisave qe na detyrojne te vaksinohemi.

    Përgjigju
    • Kollodoku: 03/09/2021 21:19

      Mos e vrit mendjen se pas 4 viteve te esht vendosur peme posht shpise dhe do e harrosh vaksinen

  • Tani: 03/09/2021 20:03

    Ore po kush jeni ju komiteti leshit qe vendosni per te na vaksinuar me detyrim. Kurr nuk do tja arrini qellimit. Me veprimet tuaja ju po kryeni genocid ndaj dhe nuk do jete e larget dita qe do jepni llogari. Kjo vlen per te gjithe ato mjek apo infermier qe jane bere pjese e ketij genocidi ndaj shqiptareve

    Përgjigju
    • Eraldo: 04/09/2021 06:27

      O jovan , Jane vaksiniar 400 milione europiane , 200 milione amerikane , 6 milione izraeliane ( 3 miliarde te tjere Nuk po ti numeroj ) , dhe ti mor kokrra hajdarit flet per genoncid ndaj shqiptareve !

  • Viroloog: 03/09/2021 19:59

    Duhet patjeter që edhe kush eshte mbi 65 vjec ta beje me detyrim vaksinen ! Merrni me shume Pfizer

    Përgjigju
    • Virolug: 04/09/2021 10:12

      Mbi 65 vjec dhe një ditë , duhet me detyrim! Nuk sakrifikohet rinia për pleq mbi 65-70-75-80 vjec që nuk duan vaksinen! Vaksine me detyrim për pesnionistet ose nuk marrin pension nese nuk vaksinohen! Të ashpersohet ligji! Jane mbi 10 te moshuar mbi 70 vjec në lagjen time nuk bejne vaksinen kur u mbyllen DISKO dhe shume objekte për të ndaluar rinine dhe brezi trete nuk vaksinohet! Gjysherit e mi kanë kryer kinezen dhe zeneca dhe jane top fare me shendet e kanë kryer që në pranvere 2021! Mbi 65 vjec vaksine me detyrim ose ska pension !

    • farmaciste: 04/09/2021 06:31

      si mund te behet vaksina kur ne16% te gravene amerike jep nyje limfatike ne gjoks.a i marrin parasysh personat e semure me tromboze.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja