Pas ndalimit mbrëmë në Milano,
Shpend Ahmeti kthehet në Kosovë

Pas ndalimit mbrëmë në Milano,<br />Shpend Ahmeti kthehet në Kosovë
Shpend Ahmeti pas bllokimit mbrëmë në Milano, pas disa orësh do të jetë në Kosovë, pasi janë sqaruar të gjitha procedurat.
 
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u ndalua mbrëmë në aeroportin e Milanos për shkak të verifikimit të emrit, pasi një person me emër të njëjtë nga Kosova është në kërkim nga autoritetet spanjolle.
 
Rasti u komplikua, pasi Shpend Ahmeti hyri në Itali me pasaportë shqiptare, ndërsa pas verifikimeve ai ka deklaruar se është duke u kthyer për në shtëpi.
 
Shpend Ahmeti kishte udhëtuar mbrëmë për në Itali për të ndjekur ndeshjen mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur