Pas ndarjes Miley Cyrus i dedikon këngë ish-bashkëshortit, tregon shkakun e ndarjes

Pas ndarjes Miley Cyrus i dedikon këngë ish-bashkëshortit, tregon shkakun e ndarjes

Aktori Liam Hemsworth dhe këngëtarja e njohur Miley Cyrus i dhanë fund martesës pas 8 muajsh ndërsa njiheshin prej 10 vitesh. Miley në këngën e publikuar së fundmi ka zbuluar dhe shkakun e ndarjes...

“Slide Away”, e cila i dedikohet ndarjes së saj me ish-partnerin. Përmes tekstit këngëtarja tregon gjithçka çfarë ka ndodhur mes tyre dhe problemet që mund të kenë çuar në ndarje.

“Para shumë kohësh ishte parajsë, para shumë kohësh unë isha e paralizuar/ Mendoj se do më mungojnë dritat e këtij limani/ Por ka ardhur koha për t’i lënë gjërat të shkojnë”, thuhet në fillim të këngës. Më pas ajo vazhdon duke thënë se do të donte një shtëpi në kodër, larg lëndëve jo të ligjshme dhe alkoolit. Në këtë rast nuk dihet nëse Cyrus e ka për veten apo për Liam, sepse miqtë e saj kanë treguar se ai ishte konsumator i rregullt i alkoolit dhe prandaj ata i dhanë fund lidhjes.

“Vazhdo përpara, ne nuk jemi më 17 vjeç/ Nuk jam më ajo që kam qenë/ Ti the se çdo gjë ka ndryshuar/ Ke të drejtë, unë jam e rritur tashmë”, thotë Miley në këngën e saj.

Ajo dhe Hemsworth kanë 10 vite që njihen bashkë dhe prandaj këngëtarja shprehet se ata nuk janë më të vegjël e për këtë arsye gjërat ndryshuan. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia