Këngëtari Blero Muharremi është i dashuruar dhe me anë të një fotoje në rrjetet e tij sociale ka konfirmuar marrëdhënien e tij të re. Pas konfirmimit të ndarjes nga Afrona Dika, ai ka nisur një lidhje të re dashurie.
Vetë artisti ka publikuar një foto në instagram duke u puthur me partneren e tij, por fytyrën e saj e ka mbuluar me një emoji.
Vajza me të cilën Blero është në lidhje është shqiptare, e cila jeton në Mynih të Gjermanisë. Ajo nuk është personazh i famshëm për botën e shoëbizzit, prandaj Blero ka vendosur ta mbajë sekret identitetin e saj duke i mbuluar fytyrën në foto.
Kujtojmë që disa kohë më parë ai publikoi një foto në Instastory ku dukej me një vajzë bionde. Pikërisht ky imazh paska qenë një konfirmim i romancës së re të Bleros. Krahas fotos Muharremi vendosi vetëm një zemër lejla.
Blero e pranoi atë që publiku aludonte prej muajsh, me një deklaratë në Instagram ku ndër të tjera shprehej:
“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”,-ka shkruar Blero në rrjete sociale