Këngëtari Blerim Muharremi (Blero) është larguar mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova duke hequr dorë nga çmimi i madh prej 200 mijë eurosh.
Vendimin ai e bëri me dije në spektaklin e mbrëmjes së të Premtes, ku tha se po heq dorë nga çmimi i madh si pasojë e presionit të madh të krijuar brenda shtëpisë.
Ai theksoi se mirëqenia e tij dhe shëndeti mendor kanë më shumë rëndësi se kjo garë.
Këngëtari me origjinë nga Mitrovica ishte banori i dytë i eliminuar i mbrëmjes, pas Miss Rose.
Blero hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova në nisje të edicionit të dytë në 20 tetor.