Pas ndarjes nga Orlando Bloom modelja e famshme Miranda Kerr duket se ka krijuar miqësi të mirë me aktorin Leonardo Di Caprio.

Sipas mediave të huaja ata kanë darkuar së bashku, në prani të disa miqve në Las Vegas gjatë fundjavës.

Një burim tha për E!News:- “Ata janë dukur mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, dukej që po kalonin mirë. Ata erdhën me një grup miqsh, ndërsa një natë më parë ata festuan jashtë”.

leonardo di caprio

Bloom dhe Kerr u ndanë pas tri viteve martesë, ndërkohë që kanë deklaruar se do të mbeten gjithmonë miq.

Sipas burimit Kerr dhe Leo nuk dukeshin sikur kishin ndonjë flirt mes tyre, pavarësisht lidhjes në të kaluarën.

Megjithatë asnjëherë nuk dihet nëse mes tyre mund të lindë diçka më tepër se miqësi, sidomos tani që Kerr është e lirë.

miranda kerr

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)