Pas ndarjes nga aktori George Clooney në korrikun e vitit të shkuar, modelja Stacy Keibler ka krijuar raport me një tjetër mashkull.

Tanimë ajo është një grua e martuar.

34 vjeçarja ka konfirmuar që është martuar me biznesmenin Jared Pobre, pas shtatë muajve së bashku.

Sipas mediave të huaja çifti ka zhvilluar një ceremoni sekrete, ditën e shtunë në Meksikë.


stacy kiebler

Stacy është shprehur mjaft e lumtur në intevistën e dhënë për revistën “People”.

“Martesa është lidhja e fundit e dashurisë dhe miqësisë. Do të thotë që ju ti jepni besimin tuaj atij që është gjysma tjetër e juaja”, ka thënë modelja seksi.

Stacy dhe milioneri Pobre kanë qenë miq prej pesë vitesh. Por romanca e tyre ka nisur vetëm para disa muajve.

Kiebler shprehet se ndihet mjaft e plotësuar nga partneri që ka zjgedhur përkrah saj.

(b.t/shqiptarja.com)