TIRANE  - Pas ndryshimeve të rëndësishme në strukturën e Partisë Socialiste por edhe paralajmërimit që bëri për kryebashkiakët në Asamblenë e ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të mërkure kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave.

Në fokus të diskutimeve mësohet të ketë qenë zgjedhjet e 30 qershorit dhe puna që pritet të niset në shtator.

Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri Rama gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste tha se gjithçka që vjen pas 30 qershorit është përgjegjësia e partisë, duke e quajtur kështu si sfidën më të madhe.

Gjithashtu kreu i qeverisë largoi disa figura të rëndësishme të Partisë Socialiste, nga drejtimi i qarqeve të kësaj partie, përfshirë këtu dhe Ditmir Bushatin.