Pas një dekade nën drejtimin e Trudeau, betohet kryeministri i ri kanadez Mark Carney

Pas një dekade nën drejtimin e Trudeau, betohet kryeministri i ri kanadez Mark Carney

Betimi i Mark Carney

Mark Carney betohet si kryeministër i ardhshëm i Kanadasë. Pas 10 vitesh nën udhëheqjen e Justin Trudeau, Kanadaja do ketë kryeministër të ri.

Mark Carney ka bërë betimin e marrjes së detyrës para popullit kanadez.

Carney ka fituar garën në zgjedhjet që u zhvilluan në Kanada, për të marrë drejtimin e Partisë Liberale të Kanadasë, pas dorëheqjes së Justin Trudeau.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kanadasë dhe më pas i Bankës së Anglisë, Carney fitoi me një shumicë dërrmuese, duke marrë 85.9% të votave nga rreth 152,000 anëtarë të partisë.

Ai mposhti tre rivalë në këtë garë, përfshirë edhe figurën e njohur politike Chrystia Freeland, ish-zëvendëskryeministre dhe ministre e Financave.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Dita e Nevruzit/ Rama uron besimtarët, Spiropali viziton Kryegjyshatën e Bektashinjve: Nuk ka errësirë që nuk ndriçohet

Dita e Nevruzit/ Rama uron besimtarët, Spiropali viziton Kryegjyshatën e Bektashinjve: Nuk ka errësirë që nuk ndriçohet