MONTEVIDEO - Argjentina fitoi 0-1 kundër Uruguait në shtëpinë e këtyre të fundit dhe i jep fund ecurisë pa fitore në tre ndeshjet e fundit larg fushës së tyre. Kampionët në fuqi të botës janë pranë kualifikimit në Kupën e Botës 2026 dhe një barazim të martën kundër Brazilit do i dërgonte edhe zyrtarisht në turneun e shumëpritur.
Pa Lionel Messin apo edhe Lautaro Martinez të lënduar, ndeshja u vendos nga supergoli i Thiago Almada në minutën e 68-të, kjo pas asistit të Julian Alvarez. Tri pikët e dërgojnë skuadrën 'Albiceleste' në kuotën e 28 të tillave për kreun e grupit në zonën e Amerikës Latine.
Nën një atmosferë të zjarrtë edhe nga zhurma e tifozëve, sfida ishte me ritëm dhe raste. Në fushë nuk munguan as përplasjet mes lojtarëve apo kartoni i kuq. Ishte Nico Gonzales në minutën e 90+5 që la miqtë me një lojtar më pak.
