Pas një kohe të gjatë, nesër hapen baret dhe restorantet në Greqi! Do ketë kufizime

Pas një kohe të gjatë, nesër hapen baret dhe restorantet në Greqi! Do ketë kufizime

Foto ilustruese

Restorantet, kafenetë dhe baret e Greqisë do të rihapen pas shumë muajsh nesër, por me kufizime, duke përfshirë mbylljen e hershme, në orën 22:45.

Sipas një vendimi të qeverisë greke bizneset e ndryshme të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve do të lejohen të shërbejnë vetëm në ambiente të hapura të paktën deri më 10 maj .

Përveç kësaj, të gjithë stafit dhe pronarëve që punojnë në këto ambiente do t'u kërkohet të kryejnë teste të COVID-19, ndërsa vetëm klientët e ulur mund të shërbehen.

Por sigurisht që hapja do të bëhet me kushte specifike dhe të forta për bizneset që duhet të respektojnë masat anti-COVID sipas protokolleve që parashikojnë dezinfektimin, distancën, mbajtjen e maskës për punonjësit, etj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim