Qeveria italiane ka njoftuar se dy punëtore humanitarë italiane të cilat ishin rrëmbyer verën e kaluar në Siri, janë liruar dhe do të kthehen së shpëjti në Itali.
Ministria e jashtme e ka konfirmuar lirimin e 21-vjeçares, Greta Ramelli dhe 20 vjeçares, Vanessa Marzullo, duke shtuar se lirimi është rezultat i punës intenzive nga ekipi italian.
Ministria nuk ka dhënë detaje në lidhje me lirimin e tyre. Dy vajzat ishin zhdukur në krahinën veriore siriane Aleppo, në fund të muajit korrik, ndërsa po punonin për grupin e ndihmës humanitare Horryaty.
Më 31 dhjetor, punëtoret italiane u shfaqën në një video të publikuar nga militantët e grupit Al-Nusra, degë e Al-Qaedas në Siri.

Në video është thënë se dy vajzat janë rrëmbyer si përgjigje ndaj qeverisë italiane e cila po merr pjesë në koalicionin e udhëhqur nga Shtetet e Bashkuara, koalicion i cili përmes sulmeve ajrore, i ka në cak bazat e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com