Pas operacionit të shumëpërfolur
reagon Çiljeta: Më ndryshoi jeta
Pak muaj më parë, kur ajo deklaroi te “Zonë e lirë” se kishte menduar të zvogëlonte gjoksin, një pjesë e mirë e konsideruan ҫmenduri idenë e saj, në një kohë kur të gjitha vajzat e njohura të showbiz-it vraponin ta rrisnin qoftë edhe një numër më shumë. Por për Ҫilin e kundërta u bë e domosdoshme. Derisa, pak javë më parë iu nënshtrua operacionit dhe doli me shumë sukses, shkruan revistaclass.al
Pak muaj më parë, kur ajo deklaroi te “Zonë e lirë” se kishte menduar të zvogëlonte gjoksin, një pjesë e mirë e konsideruan ҫmenduri idenë e saj, në një kohë kur të gjitha vajzat e njohura të showbiz-it vraponin ta rrisnin qoftë edhe një numër më shumë. Por për Ҫilin e kundërta u bë e domosdoshme. Derisa, pak javë më parë iu nënshtrua operacionit dhe doli me shumë sukses, shkruan revistaclass.al
Në daljen e parë pas kësaj ndërhyrjeje, në kuadër të temës “Bukuri pa moshë” në “Opinion”, mbrëmjen e djeshme, e pyetur për eksperiencën e fundit me kirurgjinë plastike, Ҫiljeta tha se ishte gjëja e duhur: “Mund të duket ҫmenduri për disa. Kur të gjithë duan që ta rrisin, unë desha ta zvogëloja. Por kjo është e bukur deri në një moment të caktuar, pastaj bëhet mjaft e lodhshme. Këtë e kuptojnë vetëm ato që vuajnë të njëjtën gjë me mua”,– tha Ҫili për Opinion.
Megjithatë, edhe pse e la veten në duart e njërit prej doktorëve më të mirë të kirurgjisë plastike jo vetëm në Itali, por me emër në të gjithë botën (shtuar edhe faktin se është marrë me operacinet plastike të shumë VIP-ave), Ҫiljeta pranon se në momnetin kur hyri në sallë, pati frikë: “Nga dy deri në tri orë, operacioni im zgjati katër orë e gjysmë. Pak para se të hyja në sallën e operacionit, i kisha sytë me lot, sepse pata pak frikë. Vetëm nga anestezia, sepse për të tjerat në përgjithësi jam natyre kurajoze”, – tregon ajo.
Por i ka ndryshuar katërcipërisht stili i jetës: “Tani ndihem si njeri tjetër, më ka ndryshuar komplet stili i jetës. Jam shumë më e lehtësuar dhe ndihem mjaft mirë.”
Tani që është plotësisht e shëruar, në rrjetet sociale nuk heziton të tregojë format e reja, të cilat e kanë sjellë në linja krejtësisht të reja dhe perfekte.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
200/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.5%
-
Opozitës
74.5%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 3213
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pjesëmarrësit e veçantë të Maratonës së Tiranës
20 Tetor, 09:45
-
Brizida Gjikondi: Ku po shkon e dashur Jorida?!
20 Tetor, 09:42
-
Moti i keq ‘paralizon’ Italinë, një 20-vjeçar humb jetën në Bolonja! Në alarm pothuasje të gjitha rajonet (VIDEO)
20 Tetor, 09:12
-
Media franceze: Shqipëria, destinacioni turistik më trendi i momentit
20 Tetor, 08:51
-
Masakrat tronditëse të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve/ Shkrimi i panjohur i Leon Trotsky-t: E para gjë që do të shihej në mëngjes ishte grumbulli i kufomave me koka të thyera
20 Tetor, 08:34
-
Nis Maratona e Tiranës, rreth 5 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të botës! Garohet në 4 kategori (VIDEO + FOTO)
20 Tetor, 08:07
-
Lufta/ Arrestohet i riu nga Libani në Berlin, po planifikonte sulm terrorist ndaj ambasadës së Izraelit! Ushtria izraelite sulme në Bejrut dhe Gaza
20 Tetor, 07:56
-
Sa të vjetra janë ndërtesat ku jetojnë shqiptarët? Dominojnë banesat e 1981-2000
20 Tetor, 07:45
-
VIDEOLAJM/ Rrugët si lumenj nga përmbytjet në Catania, momenti kur një grua shpëton motoristin që po tërhiqej zvarrë nga rryma
20 Tetor, 07:37
-
Ditë me vranësira...parashikimi i motit për sot
20 Tetor, 07:13
-
Duhet të keni kujdes me financat...çfarë thonë yjet për ju sot
20 Tetor, 07:06
-
Sot maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do të devijohet qarkullimi i automjeteve
20 Tetor, 06:57