Pas përjashtimit të Berishës nga Basha, habitet Flamur Noka 'pasi mori pushkën të luftojë malit': Ku ta dija unë i gjori se armiku ishim ‘ne’?

Pas përjashtimit të Berishës nga Basha, habitet Flamur Noka 'pasi mori pushkën të luftojë malit': Ku ta dija unë i gjori se armiku ishim ‘ne’?

Lulzim Basha dhe Flamur Noka

Flamur Noka, një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Deputeti Flamur Noka teksa, ka publikuar vargjet e një poezie, nënkupton se armikun e kishin pasur brenda vetes së tyre, duke ju referuar kryedemokratit Lulzim Basha.

‘Mora pushken dola n’mal, Te luftoja per atdhe.., Ku ta dija une i gjori.., Se armiku ishim …Ne……’- janë vargjet e publikuara nga Noka.

Postimi i Nokës

Pas vendimit të Bashës, disa deputetë dolën kundër tij publikisht, pasi sipas tyre po mohonte historinë e PD-së dhe kjo do të thotë që të mohosh suksesin e kësaj force politike. Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në kufijtë e limitit kohor, një ditë përpara se të mbahej legjislatura X e Kuvendit. Basha dekalaroi se këtë vendim e mori në mënyrë personale, pasi sipas tij nuk donte të nxiste përçarje në parti. 

Për këtë vendim, Sali Berisha ka deklaruar se është njoftuar 30 minuta para se Basha ta bënte publike, megjithëse shtoi se nuk ishte i papërgatitur duke sqaruar se nuk do të qëndrojë duarkryq, por do të shfrytëzojë influencën e tij “për t’i rikthyer sovranitetin PD-së” duke mos përjashtuar mundësinë e marrjes së drejtimit të kësaj force politike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë