Bënë vaksinën ndërkohë që kishin simptoma, infektohen me COVID drejtori i Shtëpisë së të moshuarve në Gjirokastër dhe financierja

GJIROKASTËR- Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi janë infektuar me COVID, pak ditë pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti-COVID. Kjo pasi mësohet se ato kanë pasur simptoma gjatë marrjes së vaksinës, por nuk kanë treguar. Lajmi konfirmohet nga gazetari i Report Tv, Piro Nase

Sipas informacioneve, Qirushi është infektuar 1 ditë pasi mori vaksinën, e ndërsa Muho pas 4 ditësh. Ky është rasti i dytë në Shqipëri kur një person është infektohet me virus, pas marrjes së vaksinës. Rasti i parë ishte ai i mjekut Pëllumb Pipero, sot i shëruar. Në intervistën që ka dhënë më herët për Report Tv, Pipero tha se marrja e dozës së parë të vaksinën e ka ndihmuar atë që të kalojë më lehtë virusin.

Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ndodh. Raste të tilla të ngjashme, pra që infektohet me COVID pas marrjes së vaksinës, janë regjistruar edhe në shtetet e tjera të botës. Sipas Ekspertëve të Shëndetësisë, kjo ndodh pasi anti-trupat nuk janë aktivizuar ende, pasi është e domosdoshme marrja e dozës së dytë. Sipas tyre, do të duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që një person të jetë i mbrojtur ndaj virusit.

Në rast se Muho dhe Qirushi nuk do të jenë të negativizuar, ato nuk do duhet marrin dozën e dytë të vaksinës, por duhet ta shtyjnë për një moment të dytë.

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Gjirokastër Arjanit Muho dhe financierja Klodiana Qirushi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:33
Mjeku: Në Gjirokastër janë 5 persona të infektuar me COVID, pasi bënë dozën e parë të vaksinën! Fshehën simptomat (VIDEO)

Mjeku Arenc Brahimi ka deklaruar se personat e prekur në COVID në Gjirokastër pas marrjes së vaksinës kanë pasur shenja para këtij procesi, por nuk kanë treguar në momentin kur janë pyetur nga stafi i ISHP.

Ai theksoi se janë në total pesë persona që kanë rezultuar pozitivë, mes tyre dhe drejtori i institucionit, të cilët pasi kanë marrë përgjigjen e tamponit po marrin trajtim mjekësor dhe po qëndrojnë në izolim.Ais shtoi se janë testuar edhe personat me të cilët ata kanë pasur kontakte.

"Ky lajm është i vërtetë. Janë pesë persona pozitivë. Nuk kanë treguar që kanë pasur shenja. Gjendja e tyre ka qenë në rregull. Ata u treguan të papërgjegjshëm dhe nuk treguan që kanë pasur kontakte me persona pozitivë para dy tre ditësh. Kanë marrë vaksinën. Pas dy ditësh kanë pasur temperaturë.

I është kryer tamponi dhe kanë dalë pozitivë.  Janë izoluar. Janë testuar të gjithë personat e tjerë. Gjendja e tyre është OK. Ata katër pesë persona po ndiqen nga mjeku i familjes. Vaksina Pfizer nuk ka efekte anësore. Nuk ka asnjë ndikim tjetër deri në momentin që po flasin nuk ka dhënë reaksion. Në ata persona që janë të prekur, nuk jep efekt mbrojtje”, tha Brahimi.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në hyrje të qytetit

Vlorë/ Grabitja dhe vrasja e të moshuarit në banesë, FNSH kontrolle në hyrje të qytetit