Pipero për Report TV: Nga gjysma e dytë e marsit do bien shifrat e të infektuarve! Vatra kryesore familja, do e marr dozën e dytë të vaksinës edhe pse u infektova

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero është i bindur se nga gjysma e dytë e marsit, do të bien shifrat e të prekurve me COVID-19. Parë në një prizëm optimist, Pipero shprehet se vendi ynë mund të shohë "bishtin" e pandemisë në fundin e vitit dhe këtë mendim të tij e mbështet në disa fakte.

"Deri nga gjysma e dytë e marsit, këto do jenë shifra, besoj nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë të bjerë numri i rasteve, jam  bindur që do fillojë dyshesa, që shpresoj që të mbyllet në fund të viti, duke besuar që një pjesë e qytetarëve, infektohet, një pjesë vaksinohet, një pjesë e kanë kaluar dhe në fund të vitit do jetë bishti i pandemisë. Shpresoj fort që gjysma e dytë e marsit do të fillojë rënia e numrave", tha Pipero.

Mjeku është "i veçantë", pasi është i pari dhe deri tani i vetmi që është infektuar me COVID pas marrjes së dozës së parë të vaksinës. Për gazetaren e Report Tv, Doris Sallaku, ai shprehet se "po", do e marrë dozën e dytë, edhe pse në këtë drejtim mendimet janë të ndara.

"Opinionet e studime nuk ka, janë të ndara edhe në raport me dozën e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë për të plotësuar imunimtetin. Imuniteti që le COVID-i në vetëvete është më e plotë, por të mbron vetëm nga COVID, ndërkohë vaksina mund të të mbrojë edhe nga shtamet e tjera apo viruset mutant tashmë në qarkullim. Edhe pse thonë që vetë infektim mund të konsiderohet si dozë e dytë, dominon mendimi që doza e dytë duhet bërë në javën e gjashtë, pasi 2 javësh që je negativizuar, edhe unë do e bëj", tha Pipero.

Fakti që ka bërë dozën e parë të vaksinë, për Piperon, e ka ndihmuar që të kalojë një formë më të lehtë të sëmundjes, edhe pse për të nuk ka qenë edhe shumë e lehtë.

"E kalova në kushte shtëpie dhe i trajtuar në kushte shtëpie, me ndihmën e kolegëve që më kanë qëndruar afër. Bashkëshortja ishte në Itali dhe për fat të mirë nuk u infektua. Pothuajse 7 ditë nuk kam fjetur gjumë fare, kam pasur një lloj ankthi, mendoj se isha me fat ngaqë kisha marrë dozën e parë të vaksinës dhe analizat serolozgjike dëshmuan që anti-trupat ishin të mjatueshme për të më dhënë një lloj qetësie, por edhe për të më mbrotjur. Fakti që kisha bërë dozën e parë të vaksinës më ka ndohmuar shumë. Besoj që jam infektuar ditën e 9 apo të 10 pasi bëra vaksinën dhe besoj që jam vaksinuar në spital ose në klinikë, apo jashtë ambienteve, ne jemi shumë të ekspozuar dhe shumë e vështirë të them se ku", tha ai.

Një shqetësim shumë i madh për mjekun është se në ditët e sotme vatrat e përhapjes së COVID është familje dhe jo komuniteti, siç ka qenë në fillim të pandemisë.

"Numri i rasteve ka luhatje të mëdha, besoj që arsyet kryesore që kanë cuar janë kushtet e moti se ka qenë shumë ftohte dhe në temperatura të ulëta, virusi në mjedise të mbyllura qarkullon më shpejt dhe më shumë, grumbullimi në ambiente të mbyllura, ka filluara fushata dhe pjesa më e madhe e politikanëve i organizojnë takimet në mjedise të mbyllura. Një nga vatrat kryesore të qarkullimit është vetë familja, se të rinjtë sëmuren më pak, por infektojnë të gjithë. Fakti që kemi më shumë të rinj dëshmon atë që kemi thënë që janë më të ekspozuar, për shkak të punës, por edhe më të shkujdesur", përfundoi mjeku në intyervistën për Report Tv.

 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 20/02/2021 00:38

    Ju qe keni komentuar me fjale kaq te ulta per doktorin e nderuar ,te keni turp.Zoteria eshte doktor i nderuar qe punon dhe sakrifikon per te shpetuar jete njerezish,por ju doni Tiren me shoqe qe t'ju <<sheroje>> kur t'ju bjere dambllaja,se nivelin e saj keni dhe ate meritoni,njerez te ulet!!!

    Përgjigju
  • Ore: 19/02/2021 20:39

    Te klinika jote do e besh vaksinen e dyte. He te keqen mos mu lodh rrugeve o star. Te q...

    Përgjigju
  • pap: 19/02/2021 19:49

    Kete specie dr. nuk ka virus qe t'i beje gje! Shihini vetem surr...tin dhe do ta kuptoni pse! Dhe, shyqyr qe nuk i ben gje, se ne fund te fundit eshte njeri! Por ky e dhj.. se nuk rri dot pa dale ne resme dhe pa i dhene gojes si e ema e Zeqos...! Po nga e di ti, o dr, se doza e pare te mbrojti, apo e ke me fall?! Po me dozen e dyte, mbas kesaj qe kalove, cfare pune ke, apo do te "kompletosh" vaksinimin?! Te eshte mbushur mendja se gjithcka qe ben/nxjerr nga goja eshte shkence qe do te cudise shqiptaret. Bir Selamn i nenes ku eshte katandisur mjekesia shqiptare!! Dr, te kam thene disa here ne kete gazete qe do te beje mire te flisje/dilje para kameres sa me pak, sidomos per shkence. Dr, puno shume dhe fol pak! Nuk ke kellqe te besh "movie star-in". Degjome mua, do te ishe me i nderuar!!!

    Përgjigju
  • BRSS: 19/02/2021 17:27

    IK MOR HAJDUT MUTI SE KENI BER NJERZIT LEMSH SE SBIE RRUFEJA NE HALE

    Përgjigju
  • Xxx: 19/02/2021 16:36

    Po per ca do ta maresh dozen e dyte ti o legen? Per tja heq riskun dikujt tjeter. Kur nuk vdiqe te veje nje p*dh te sateme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim