Pas protestave masive, qeveria franceze pranon të rishikojë ligjin për sigurinë

Pas protestave masive, qeveria franceze pranon të rishikojë ligjin për sigurinë

Pas valëve të shumta të protestave që kanë përfshirë Francën ditët e fundit, qeveria franceze ka vendosur të pezullojë dhe rishkruaj pjesë të ligjit të ri të diskutueshëm të sigurisë. Njoftimi erdhi nga grupet parlamentare që përfaqësojnë lëvizjen LREM (La Republique en Marche) të Presidentit Emmanuel Macron.

Kundërshtitë e qytetarëve dhe përfaqësuesve të medias ishin pikërisht për "Nenin 24", i cili e konsideronte si shkelje filmimin dhe identifikimin e oficerëve të policisë në internet.

Qeveria do të propozojë "një rishkrim të ri të plotë" të  nenit të kontestuar, tha Christophe Castaner në një konferencë për median.

"Ne e dimë që dyshimet vazhdojnë ende" dhe "duhet t'i heqim këto dyshime" sepse "kur një keqkuptim i tillë nuk pushon së intensifikuari mbi një temë kaq themelore, “ tha Castaner,  ish-ministri i brendshëm.

Protestat për sjelljen e policisë në vend janë shtuar shumë javën e fundit, pas dhunimit të një producenti me ngjyrë në Paris dhe gjithashtu pas shkatërrimit të një kampi emigrantësh në Paris.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë