FIER- Spitali i Fierit do të kushtojë 60-70 milion euro një investim i marrë përsipër nga qeveria turke. Një bast i madh e ka cilësuar përfaqësuesi turk gjatë inspektimit të tokës në Fier në prani të kryeministrit Edi Rama. Ai bëri me dije se do të punohet me 3 turne, 24 orë dhe se në kulmin e saj do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët do të jetë 20-30% shqiptar.

“Patjetër që do përdorim edhe forcën e punës shqiptare, ne presim minimum 20-30% e punonjësve të jenë nga forca e punës shqiptare dhe vëllezërit shqiptarë do na mbështesin për këtë. Dhe të gjithë produktet që ne do i gjejmë në Shqipëri, të bëra këtu do preferojmë t’i blejmë këtu, pjesa tjetër do vijë direkt nga Turqia”, për përfaqësuesi turk.

"Po, Ne si grup, morëm urdhër nga Presidenti ynë, zoti Rexhep Taip Erdogan javën e kaluar gjatë vizitës së Kryeministrit të nderuar në Turqi, na instruktuan të finalizojmë, duhet të dorëzojmë spitalin pas 3 muajsh, ka një bast të madh mbi këtë gjë, e dimë që është një sfidë e madhe, dhe faleminderit për mbështetjen që na dhanë që nga dita e parë. Ne arritëm dje dhe e ndjejmë mbështetjen e plotë nga ana e qeverisë shqiptare, nga ambasadori ynë gjithashtu, shkëlqesia e tij. Ne do bëjmë më të mirën tonë, erdhëm si skuadër dhe do e lëmë skuadrën këtu. Do fillojmë punën që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat, e dimë që është sfidë e madhe por nëse kemi besim do ia dalim", viojoi  ai.

Kreu i qeverisë shtoi se paga minimale për këtë shqiptarë do të jetë 40 mijë lekë.

“Po diskutonim dje me Huseinin dhe më tha që në Turqi, në punët e mëdha publike, minimum apo le të themi minimumi mesatar i forcës së punës ishte 400 orë në muaj. Kjo është e rëndësishme që njerëzit tanë ta dinë. Në projekt, pra në thelb është shumë afër me atë që ndodh këtu në punët publike, prandaj është me rëndësi që njerëzit ta dëgjojnë këtë sepse ndonjëherë ka vështirësi për ta kuptuar këtë gjë, e ndonjëherë njerëzit bëjnë krahasime me Gjermaninë dhe me Francën”, tha Rama.

Më herët, Rama ka zhvilluar një takim me pronarët e tokës, bëhet fjalë për 5 hektarë, të cilët kanë dalë kundër pasi shprehen se kërkojnë që toka të vlerësohet me çmimin e tregut. Rama tha se pavarësisht kundërshtimeve të pronarëve, spitali do të ndërtohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
Përfaqësuesi turk: Spitali në Fier 60-70 mln euro! 20-30% e punonjësve do jenë shqiptar! Rama: Paga minimale 40 mijë lekë

Spitali në Fier do të kushtojë rrej 60-70 mln euro dhe siç kanë bërë me dije përfaqësues nga Turqia do të punohet 24 orë në 24. Përfaqësuesi i Turqisë tha se në kulmin e saj do të jetë 100-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Rama tha se është rëndë dakord për që paga minimale për punonjësit të jetë 400 mijë lekë.

Ora 13:04
Spitali i Fierit/ Pronarët e tokave pas takimit me Ramën: Duam çmimin e tregut! Kryeministri na tha që vendi është vendosur (VIDEO)

Fermerët, pronarë të tokave ku parashikohet të ndërtohet Spitali i ri i Fierit vijojnë t'i qëndrojnë versionit të tyre edhe pas takimit me Kryeministrit Rama.

Njëri prej fermerëve është shprehur se Rama u ka thanë që vendi është vendosur dhe nuk negociohet.

"Nuk kërkuam çmim, ne nuk duam çmim, donim tokën tonë që e kemi me dokumente, jo çmim. Ai tha doni apo nuk doni ju, kjo është vendosur. Edhe ne duam që të ndërtohet spitali, po jo të tallen ata me ne. Përfundimisht tha ju e ndiqni me gjykatë po të doni, po kjo i është vendosur. I thamë që ajo tokë është e vetmja burim, do presim. I kërkuam edhe tarifën. Nuk i zgjidh unë ato probleme tha. Presim një urdhër tjetër se ca do të vendoset. Të nxjerrë ata siç ata dhe të pyesin se sa janë shitur. Janë shitur me 20-25 mln lekë dynymi. Nuk kam tokë për të shitur, e kam për t’u ushqyer", tha një prej fermerëve.

Ndërkohë që një tjetër deklaroi se kërkojnë çmimin e tregut.

"Më thotë që lë një hapësire tokë, unë kam thjesht një certifikatë të tokës, nuk e di sa më kap 70% të tokës apo 80%. Do biem në një marrëveshje për negocimin e çmimit. Ne i kërkuam çmimin e tregut",