Pas protestës së dhunshme të opozitës, Basha në Berlin...për perspektivën Europiane të Shqipërisë

Pas protestës së dhunshme të opozitës, Basha në Berlin...për perspektivën Europiane të Shqipërisë

Pas protestës së dhunshme të opozitës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur drejt Gjermanisë, ku do të jetë ligjërues në Dialogun për Ballkanin Perëndimor.

Partia Demokratike ka zbardhur temat që do të diskutohen në këtë konferencë. "Angazhimi i Gjermanisë ndaj perspektivës Europiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, zgjerimi i BE dhe strategjia politike dhe ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë temat në qendër të Dialogut të Nivelit të Lartë që organizon Fondacioni Konrad Adenauer në bashkëpunim me Këshillin Ekonomik Gjerman  në Berlin", thuhet në njoftimin e PD. Në këtë takim do të marrin pjesë personalitetet kryesore të grupimit parlamentar, CDU/CSU, partitë simotra të PD-së të cilët më herët kanë dalë kundër djegies së mandateve nga opozita e bashkuar dhe shtyrjes së zgjedhjeve.

"Të ftuar të veçantë të këtij takimi do të jenë Presidenti i Bundestagut gjerman, Dr Ëolfgang SCHÄUBLE, Kryetarja e CDU, Annegret KRAMP-KARRENBAUER dhe Komisioneri i BE për Buxhetin dhe Burimet Njerëzore, Günther OETTINGER. Një ndër referuesit kryesore në këtë konferencë do të jetë Manfred Ëeber kandidati i Partisë Popullore Europiane për President të Komisionit Europian. Joachim Bertele, zvKryekëshilltari i kancelares Angela Merkel për Politikat e Jashtme, të Sigurisë dhe Zhvillimit, do të hapë punimet e Dialogut 2 ditor me një prej temave më të rëndësishme, Procesi i Berlinit dhe përtej: Angazhimi i Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Në qendër të diskutimeve me personalitetet e larta nga politika dhe industria gjermane është edhe intensifikimi i bashkëpunimit politik dhe ekonomik me Gjermaninë dhe parashtrimi i planit të Partisë Demokratike për zhvillimin ekonomik të vendit e në veçanti thithja e investimeve gjermane, bazuar në programin ekonomik të hartuar me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe ekspertëve ekonomikë të Unionit Kristian-Demokrat Gjerman CDU", thuhet në njoftimin e PD-së.

Kjo konferencë do të zgjasë dy ditë.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koli: 03/06/2019 21:04

    A te priti njeri o i crate, apo te lane rrugeve si heren e fundit!

    Përgjigju
  • Drejtësia po vjen: 03/06/2019 20:42

    SHEJTAN BUDALLAI bën sikur nuk kupton....Kudo që shkon i thon hyr në zgjedhje,,ske nga mban...dhe injorant akoma ulëret ,,,fitore ,,fitore,,POPULLI U ZGJUA O SHEJTANBUDALLA,KE MAR FUND. Nuk na intereson se fiton rama apo nuk fiton!!??NA ITERESON QË JU TË ZHDUKENI NJI HER E PËRGJITHMON

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori