Në rubrikën e sotme “AMACORD” në Facebook, kryeministri Edi Rama ka kujtuar betejën e Mashkullorës dhe heroin e përplasjes së armatosur mes shqiptarëve që luftonin për pavarësi dhe osmanëve pushtues, Çerçiz Topulli. 

Pak kohë pasi patriotët Hito Lekdushi dhe Bajram Ligu Prongjia, çuan prapa diellit bimbashin e njësisë pushtuese në Gjirokastër, me 18 mars 1908, Çerçiz Topulli me trimat e tij u angazhua në betejën për jetë a vdekje të Mashkullores.

Kujtimi i asaj beteje u ruajt në këngën e famshme popullore të dashur për të gjithë, regjistruar për herë të parë në pllaka vinili në vitet 1920.

Krenar gjithnjë për atë betejë që u bë këngë dhe përjetësoi shtatëshen burrërore, Çerçiz, Mihal, Hajredin, Asllan, Zeman, Hito e Myftar [🇦🇱]
”, shkruan Rama, që pas grekëve, provokon kështu edhe “vëllezërit” turq.  

amacord

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com