Pas pushimeve ekzotike, Marina Vjollca i kthehet ekranit, ku do e shohim

Pas pushimeve ekzotike, Marina Vjollca i kthehet ekranit, ku do e shohim

Pushimet ekzotike për Marina Vjollcën dhe Getoar Selimin duket se kanë përfunduar. Tashmë moderatorja i është rikthyer angazhimeve të saj profesionale. Ky fakt është bërë i ditur nga vetë ajo, përmes komenteve të shkëmbyera me të motrën në rrjetin social “Instagram”.

“Se harrova me të thënë: Mirëmëngjes! Si u gdhive? Herët qenke zgjuar sot”- i ka komentuar Lira Vjollca me shaka, e cila ka marrë nga Marina si përgjigje: “Isha në punë o shpirt, tani u ndërrova. Më ka marrë malli o dashni.”

Shkëputja e gjatë e moderatores nga spektaklet televizive ngriti dyshimet se nuk do të shihej më në televizionin Klan, por “Icon Style” shkruan se Marina do të vijojë të prezantojë “C’est la vie”. Dhe me ç’kuptohet, puna për sezonin e ardhshëm ka filluar që tani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë