Puthi në buzë futbollisten, reagon presidenti i federatës spanjolle: Ka idiotë kudo, nuk kishte ligësi në atë gjest

Puthi në buzë futbollisten, reagon presidenti i federatës spanjolle: Ka idiotë kudo, nuk kishte ligësi në atë gjest

Ditën e djeshme, Kombëtarja spanjolle e futbollit për femra u shpall kampionia e re e botës.

Puthja mes Presidentit të Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, së bashku me futbollisten, Jenny Hermoso, ka bërë xhiron e rrjetit, e cila nuk është pritur mirë nga opinioni sportiv ku e kanë cilësuar si të papërshtatshme.

Lojtarja u befasua dhe deklaroi se puthja e tij nuk i kishte pëlqyer.

"Uh...po, nuk më pëlqeu", tha Hermoso.

Ditën e sotme, i ftuar në Radio Marca, edhe vetë Presidenti i Federatës Spanjolle, Rubiales, ka folur për këtë ngjarje i cili tha se ‘nuk kishte ligësi në atë gjest’.

“Ka idiotë kudo. Nuk duhet t’i kushtojmë vëmendje këtyre idiotëve. Jemi kampion bote, të shijojmë gjërat e bukura. Nuk kishte ligësi në atë gjest”, tha Rubiales.

Pranë presidentit të federatës ishte mbretëresha e Spanjës Letizia por kjo nuk e pengoi atë të puthte në buzë lojtarin dhe të bënte bujë në Spanjë.

S.S/Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Interi feston yllin e dytë me trofeun e kampionit

VIDEO/ Interi feston yllin e dytë me trofeun e kampionit