Pas mbledhjes qeveritare të mbajtur disa ditë më parë në Vilën e Kuqe, kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të PS-së, raporton gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj.

Gjithashtu Report Tv ka mësuar se ditën e shtunë në Golem do të mbledhë kryetarët e bashkive.

Këto mbledhje janë në kuadër të bilancit të punës së kryer si dhe për hartimin e planit të punës për 12 muajt e ardhshëm.

Gjithashtu mbledhjet zhvillohen disa ditë përpara hapjes së sezonit parlamentar për vitin 2026, që do të nisë më datë 19 janar.