Prej dy vitesh çifti shijonte një histori dashurie të bukur por mesa duket diçka ka ndodhur mes tyre duke çuar edhe në fundin e marrëdhënies.
Që në fillimet e saj kjo lidhje përflitej për ulje ngritjet që kishte por gjatë verës së kaluar u përfol për një martesë të mundshme mes tyre, gjë që hodhi poshtë hipotezat e ndarjes.
(Fotoja në Instagram e Luana Vjollcës)
Sipas Dielli Online mes Vjollcës dhe Çoçaj nuk ka asnjë kontakt, pasi moderatorja mbylli një sezon të ngjeshur tek “Shiko kush luan”, Luana i është bashkuar kunatit dhe të motrës Marinës në pushimet e tyre luksoze në fshatin St.Moritz të Zvicrës.
Nga ana tjetër Krenari gjendet në Kosovë, ku edhe po përballet për të disatën herë me drejtësinë.
Krenar Çoçaj është i akuzuar për një rrahje në një pub në vitin 2015.
Mbetet për t’u parë në vazhdimësi nëse kjo ndarje është përfundimtare, apo dyshen do ta shikojmë përsëri bashkë dhe pse jo, në altar së bashku.
e.gj/Shqiptarja.com