Pas raportit të KLSH se fëmijve në shtëpinë ‘Zyber Hallulli’ nuk u është dhënë kuotaz e përcaktuar ushqimore, ka reaguar Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala dhe drejtoresha e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari.
Sipas tyre, nuk ka pasur asnjë cenim dhe asnjë ndryshim në menynë ushqimore të fëmijëve. Lala thotë se lidhet një kontratë mes Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara dhe Operatorin Ekonomik për kuotën ushqimore, duke thënë se kontrata ka afat dy vjeçar dhe sasia e ushqimit nuk preket.
“Përsa i përket kuotës ushqimore më duhet të ritheksoj se ekziston një kontratë dy vjeçare e cila lidhet nga Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara me Operatorin Ekonomik. Në këtë kontratë theksohet se për këtë afat dy vjeçar çmimi është i fiksuar, pra nuk ndryshon. Më duhet të them se në asnjë moment sasia dhe cilësia e ushqimit nuk është prekur”-tha Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror Reme Lala.
Lidhur me menunë ushqimore Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” Tiranë Suela Lilollari tha se një grup disiplinar e vendos këtë dhe është e pandryshuar, por po bëhet politikë me fëmijët pa kujdes prindëror.
“Mjeku ka një rol shumë të rëndësishëm në gjithë këtë proces për vetë faktin se ai është aktori kryesor që harton menunë së bashku me ekipin multidisiplinar. Ekipi multidisiplinar është një grup specialistësh të cilët ngrihen një herë në vit. Pjestarët e ekipit multidisiplinar janë përgjegjësi i sektorit social, punonjësi social, psikologu, mjeku, edukatori dhe ekonomisti”,- tha Suela Lilollari.
Sipas një raporti të KLSH, fëmijëve nuk u është dhënë kuota e përcaktuar ushqimore. KLSH thotë se duke u nisur nga grup moshat 6-18 vjeç, kosto ditore për ushqimet te “Zyber Hallulli”, është rreth 200 lekë më pak për secilin fëmijë.
SI.E.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
22.2%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1602
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Importet e barnave nga India, Bangaldeshi e Kina me autorizim ministri, KLSH: Në 3 vite pa analiza fiziko-kimike
20 Nëntor, 07:44
-
Komisioni i Ekonomisë/ ‘Po sulmohem nga mediat’, Braçe: Do e qep gojën, se po thonë që kam ‘kap’ KLSH! Shehu: Vlerësojmë bashkëpunimin me ju për auditimet
29 Tetor, 12:00
-
SPAK merr të pandehur deputetin e PS, Plarent Ndreca! Shkeli barazinë në tenderë si sekretar në Ministrinë e Brendshme! Nga 4 komisariate, u rikonstruktuan 2
25 Tetor, 11:54
-
Miratohet projektrezoluta, KLSH do të bëjë publik planin e auditimit, kohëzgjatjen dhe audituesit! Debate mes socialistëve për transparencën e institucionit
15 Tetor, 16:15
-
Mazhoranca ‘sherr’ për transparencën e KLSH-së, Braçe: 10 muaj një kontroll! Duhet afat për auditimet! Gjini: Cënohet pavarësia
8 Tetor, 20:28
-
Përmbytjet në Vlorë, tenderët dhe kontratat për rrugët e kanalizimet në 'sitën' e KLSH-së! Prokuroria ende asnjë hetim!
8 Tetor, 15:52
-
EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës
10 Shtator, 10:47
-
Pakt PS-PD! Miratohet me 90 vota pro dhe 4 kundër nën/Komisioni që kontrollon KLSH-në, opozita merr drejtimin! Spaho: Doni ta zaptoni! Kuvendi seancë maratonë
25 Korrik, 11:13
-
KLSh kërkoi shkarkimin e Drejtoreshës së buxhetit! Shalsi e thërret në ballafaqim me Shehun në Komisionin e Ekonomisë
23 Korrik, 13:22
-
Tabaku debat me Shalsin tek ‘Ekonomia’ për KLSH: Mos sulmoni institucionet e pavarura
19 Korrik, 15:33
-
Kreu i KLSH në Kuvend: S’ka regjistër për pronat shtetërore! Braçe: Hetoni 1 vit tregun e hidrokarbureve për çmimet
17 Korrik, 19:34
-
KLSH raporton në Komisionin e Ekonomisë: Kadastra ka regjistruar objekte informale! Pronat shtetërore janë të paregjistruara, 19 mijë hektarë u dhanë me qira
17 Korrik, 13:46