Pas refuzimit të Italisë e Maltës, Spanja hap dyert për 629 refugjatët në anijen e bllokuar në Mesdhe

Pas refuzimit të Italisë e Maltës, Spanja hap dyert për 629 refugjatët në anijen e bllokuar në Mesdhe

Refugjatët nga Lindja dhe Afrika e Veriut

Pas refuzimit të Italisë dhe Maltës për pranimin e 629 refugjatëve të bllokuar në anijen në Mesdhe, Spanja është shteti, i cili do të pranojë dhe do të dyfishojë kapacitetin e qendrave të pritjes për emigrantët në Ceuta dhe Melilla, raportojnë mediet spanjolle.

Qeveria ka shtuar buxhetin e këtyre qendrave për të rritur numrin e objekteve të akomodimit nga 4500 aktuale, në 8500, thuhet në deklaratë. Bëhet fjalë për një buxhet nga 83 në 268 milionë.

Qeveria beson se kjo masë do të lejojë pranimin e më shumë se 26.000 personave në periudhën nga prilli 2017 deri në maj 2018. Numri i kërkesave për azil në Spanjë është rritur ndjeshëm, tha një zëdhënës i qeverisë.

Në dy vjetët e fundit 42 264 aplikime janë raportuar. “Jemi vendi i pestë evropian për nga numri i azilkërkuesve”, thonë autoritetet.

Që nga fillimi i vitit në Ceuta kanë ardhur emigrantët në masë duke u përpjekur për të hyrë në BE dhe në shkurt 850 prej tyre arritën të kalojnë kufirin për katër ditë. OJQ-të për të drejtat e njeriut kanë paralajmëruar në lidhje me kushtet e këqija të jetesës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi