Pas rindërtimit të dy shtëpive, Xhesika Berberi ndërton fusha sportive në Kombinat, Veliaj: Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën

Pas rindërtimit të dy shtëpive, Xhesika Berberi ndërton fusha sportive në Kombinat, Veliaj: Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën

Xhesika Berberi nuk është vetëm një nga modelet më të suksesshme shqiptare, por tregon se ka edhe një zemër të madhe. Pas kontributit për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019,  Xhesika Berberi i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e fushave sportive për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit. Teksa ka publikuar fotot nga terrenet e reja sportive, Kryebashkiaku Veliaj ka falenderuar Xhesikën për vëmendjen e vazhdueshme ndaj Tiranës.

“Sa herë që Xhesika vjen në Tiranë, ka një qëllim të mire. Këtë herë, pas kontributit që dha së bashku me Adrolën për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në Ndroq dhe Picallë , ka menduar për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit, që të stërviten dhe argëtohen te fushat sportive të zonës. Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën tonë të dashur”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët